• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA MISION TË VEÇANTË NË UKRAINË/ Kryeministria tregon detaje shtesë. Ja çfarë synohet
Home
Politikë

SHQIPËRIA MISION TË VEÇANTË NË UKRAINË/ Kryeministria tregon detaje shtesë. Ja çfarë synohet

30 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj njoftoi sot se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e misionit të Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës.

Krahas kësaj, kryeministria ka publikuar detaje shtesë në lidhje me mënyrën se si do të funksionojë ky këshill si dhe për aftësitë e personave që do jenë pjesë e tij.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ky mision do të ndjekë zhvillimet politike në vend dhe do të “pasqyrojë aktivitetin e grupit tripalësh të Kontaktit të OSBE-së për Ukrainën, në kuadër të marrjes së kryesisë së radhës së OSBE-së nga Shqipëria për vitin 2020, deri në mbarimin e kryesisë së radhës së OSBE-s nga Shqipëria”.

VKM-ja e plotë:
V E N D I M PËR HAPJEN E MISIONIT TË POSAÇËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KIEV, UKRAINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 22, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev, Ukrainë.

2. Misioni i Posaçëm në Kiev, Ukrainë, do të ndjekë zhvillimet politike në vend dhe do të pasqyrojë aktivitetin e grupit tripalësh të Kontaktit të OSBE-së për Ukrainën, në kuadër të marrjes së kryesisë së radhës së OSBE-së nga Shqipëria për vitin 2020, deri në mbarimin e kryesisë së radhës së OSBE-s nga Shqipëria.

3. Misioni i Posaçëm do të drejtohet nga një diplomat karriere, me gradën diplomatike “Ministër Këshilltar”, i cili do të qëndrojë në këtë detyrë deri në mbarimin e misionit të posaçëm.

4. Shpenzimet për hapjen e këtij misioni të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2019.

5. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Genoa. Rezultati 2-1
Previous article SHERRI PAS NDESHJES ME KUKËSIN/ Flet Presidenti Gazmend Demi: Trajneri Lerda do të jetë...

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT