• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vodafone Albania sjell eksperiencën e parë 5G në Shqipëri
Home
Sociale

Vodafone Albania sjell eksperiencën e parë 5G në Shqipëri

30 October, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Vodafone Albania ka shënuar një moment historik për tregun e komunikimeve elektronike, duke qenë operatori i parë që sjell eksperiencën 5G në Shqipëri.

Në një shfaqje shumë të veçantë, Vodafone Albania demonstroi live sesi do të jetë të ngasësh një makinë në të ardhmen. Pjesëmarrësit e shumtë në këtë aktivitet, nga fusha e politikës, biznesit e medias, ishin të parët që dëshmuan dhe përjetuan drejtimin dhe komunikimin e një makine elektrike dhe shoferit, në distancë, nëpërmjet rrjetit 5G ofruar nga Vodafone Albania.

I pranishëm në këtë event, kryeministri Edi Rama ishte i pari që provoi këtë eksperiencë, në fund të së cilës u shpreh se ishte fantastike.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, shprehu rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij eventi:

“Po nisim sot këtë rrugëtim të ri këtu nga Tirana. Lajmi i mirë është se Vodafone, si investitori më i madh dhe i qëndrueshëm në vend, është gjithashtu shumë i angazhuar edhe në këtë rrugëtim.

Ajo që po dëshmojmë këtu sot është një projekt pilot, i provuar në shumë pak vende të tjera, duke e vendosur Shqipërinë në pararojë të këtij rrugëtimi. Jemi të angazhuar jo vetëm të implementojmë 5G-në në Shqipëri, por edhe të ndryshojmë rrënjësisht shërbimet e infrastrukturës fikse, kjo duke filluar me arritjen e marrëveshjes për blerjen e ABCom.

Ne shpresojmë që ky event të jetë vetëm pika fillestare e këtij udhëtimi. 5G është një sfidë me të cilën Vodafone është i gatshëm të përballet, duke e vendosur Shqipërinë në pararojë të këtij evolucioni.”

Teknologjia 5G mundëson shpejtësi të lartë interneti dhe reagim deri në 10 herë më shpejt, krahasuar me 4G, që do të thotë se përdorimi i teknologjisë 5G do të hapë siparin e përdorimit të një larmie teknologjish, duke përfshirë, robotikën e kontrolluar në distancë, makinat autonome, zhvillimin e bujqësisë, operacionet kirurgjikale në distancë etj.

Revolucioni i 4-të industrial drejtohet nga sektori i telekomunikacionit dhe Vodafone është angazhuar në implementimin e tij edhe në Shqipëri, njësoj si në vendet e tjera të zhvilluara.

 
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLEMIKAT PËR BLERJEN E MILAN/ Reagon zyrtarisht “Louis Vuitton” për traksasionin
Previous article TMERR DHE MOMENTE PANIKU/ Ish-lojtari i Juventus kërcënohet me armë nga hajdutët

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT