Krimet e Rënda japin pretencën për Armando Koçerrin. Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Armando Koçerrin, i cili u arrestua në vitin 2017 në Babicë të Vlorës me rreth 4 ton kanabis. Me gjykim të shkurtuar Koçerri do të përfitojë ulje të dënimit në 10 vite.
Koçerri është pjesë e grupit të Habilajve, i vetmi i arrestuar në Shqipëri nga ky grup. Sipas Prokurorisë droga ishte e Habiljave, ndërkohë që Koçerri kishte vënë magazinën në dispozicion të tyre. Sipas prokurorisë ai kishte komunikime të shpeshta me Moisi dhe Florian Habiljan. Vendimi për Koçerrin do të jepet në datë 7 Nëntor.
Koçerri është pronari i banesës në fshatin Babicë të Vlorës, ku në 2017-ën u kapën 4 ton kanabis. Në atë kohë, prokuroria ngriti akuzën ndaj tij si pjesëtar të grupit të strukturuar kriminal të Habilajve, por dosja e tij u hetua e veçuar.


