• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA PËRLOT PUBLIKUN/ E braktisi një ditë pas lindjes. Pas shumë vitesh kërkimi, Xhulia gjen…
Home
Sociale

HISTORIA PËRLOT PUBLIKUN/ E braktisi një ditë pas lindjes. Pas shumë vitesh kërkimi, Xhulia gjen…

27 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Xhulia e ftuar në “Ka një mesazh për ty” ka treguar historinë e jetës së saj. Kur ishte vetëm 17 vjeç, ajo ka mësuar nga bashkëmoshatarët e saj se prindërit që ajo jetonte, nuk ishin prindërit biologjikë. Ajo ka dashur të njohë nënën e saj, por babai asnjëherë nuk ka pranuar t’i tregojë të vërtetën.

Në periudhën e shtatzënisë ajo shikon në ëndërr. Një grua me një fëmijë të vogël, por që nuk mund t’i shikojë dot fytyrën. Xhulia prej vitesh është duke e kërkuar nënën e saj biologjike, por pa rezultat. Kërkimet kanë vazhduar më pas edhe me në bashkëpunim me stafin e “Ka një mesazh për ty” dhe për Xhulian ka një lajm të bukur.

Ardit Gjebrea: Ajo që është e sigurt dhe që unë dua të të them, që ne e kemi gjetur nënën tënde.

Xhulia: (Përlotet) Shumë faleminderit! Është diçka që mua më ka munduar shumë sidomos këto ditë njëherë, jashtëzakonisht shumë. Mendo as nuk kam ngrënë, as nuk kam fjetur, vetëm prisja me padurim një lajm. Mua nuk më ka munguar figura prindërore, unë i kam pasur dy prindër, kam pasur dashurinë, kam pasur një familje, por unë kam dashur që të di kush është nëna ime, kush janë rrënjët e mia, kush është gjaku im. Prindërit që më kanë sot, më gëzojnë se më lindi ajo nënë dhe ajo më sheh kaq, por më sheh falë atyrer dy prindërve që më rritën.

Ardit Gjebrea: Ky është një super mesazh!

Xhulia: Nuk e di çfarë të them. Janë shumë emocione së bashku. Mua nuk më besohet se do ta gjeja ! Të them të vërtetën.

Ardit Gjebrea: Cili është impakti i parë që të jep kur shikon nënën tënde?

Xhulia: E para gjë që mendova sa e pashë ishte i ngjaj!

Nëna biologjike e Xhulias vjen e përlotur në studio.

Majlinda: E kam një brengë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndien ti?

Majlinda: Ajo mund të jetë ime bijë. Është edhe hidhërim dhe gëzim.

Ardit Gjebrea: Ti je e martuar?

Majlinda: Jo!

Ardit Gjebrea: Ishte një histori dashurie?

Majlinda: Nuk zgjati shumë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe?

Majlinda: Isha 35 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Ti mendoje se kjo ishte historia e jetës tënde, por nuk zgjati?

Majlinda: Po!

Ardit Gjebrea: Nga kjo histori ti mbete shtatzënë?

Majlinda: Po!

Ardit Gjebrea: Prindërit kur e morën vesh nuk të lanë?

Majlinda: Unë nuk u lidha, u shkëputa direkt.

Ardit Gjebrea: Kishe ndonjë tentacion, që mos e sillje këtë vajzë në jetë?

Majlinda: Jo absolutisht! Nuk mund t’ja merrja jetën. Nuk do bëja krim.

Ardit Gjebrea:  Pra ti e kishe dashur këtë fëmijë?

Majlinda: E desha, por s’guxoja. Ashtu ishte regjimi, jo se nuk desha unë.

Ardit Gjebrea: Mentaliteti?

Majlinda: Mentaliteti i njerëzve ashtu ishte, të paragjykonin, të bënin.

Ardit Gjebrea: Ku e linde gocën?

Majlinda: Këtu në Tiranë.

Ardit Gjebrea: Sa ditë ndenje me të?

Majlinda: Një ditë.

Ardit Gjebrea: Ke jetuar me këtë brengë gjatë gjithë jetës dhe nuk u martove më?

Majlinda: Jo!

Ardit Gjebrea: Vazhdon ta mendosh akoma sot?

Majlinda: Si jo… Edhe pse s’kam marrë guximin ta kërkoja.

Majlinda dhe Xhulia nuk mbajnë dot lotët kur shohin për herë të parë njëra-tjetrën.

Majlinda: Është kopja ime! Sytë e mi!

Xhulia: E dëgjova çfarë bisedove me Arditin. The që duhet ta kisha kërkuar unë, por nuk ka rëndësi kush kërkoj, rëndësi ka rezultati që u gjend.

Pas shumë vitesh Xhulia përqafon për herë të parë në studion e “Ka një mesazh për ty” nënën e saj biologjike./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM BARCELONA/ Një tjetër ekip interesohet për Lautaro Martinez
Previous article "A I KAM BËRË VITHET?” Gruaja e mbrojtësit të Milanit i përgjigjet meshkujve: Pyesni Mateon… (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT