Ramazan Bata është personi që gjeti vdekjen mbrëmjen e djeshme nga një aksident i rëndë në Shkozet të Durrësit, pas u përplas nga dy mjete, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
25-vjeçari nga Burreli, kishte filluar punë si shpërndarës picash dy ditë më parë, ndërkohë që ishte student në Universitetin Aleksandër Moisiu.
Më parë Ramazan Bata ka punuar në një lavazh në Durrës dhe nga komunikimet e gazetarës së Fax News me pronarët, raportohet si ai ishte një tip i urtë dhe jo konfliktual.
Familjarët e 25-vjeçarit kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale ku kanë ndarë edhe foto të tij.




