Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e një dite më parë ku një 25-vjeçar gjeti vdekjen pasi u përplas nga një autobus dhe më pas u mor zvarrë edhe nga një furgon.
Policia ka vënë në pranga drejtuesin e furgonit P. T., 49 vjeç, banues në Krujë dhe drejtuesin e furgonit F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejtuesi i autobusit ka rrëfyer se nuk e ka parë viktimën, por ka dëgjuar vetëm zhurmë në momentin e përplasjes.
Edhe drejtuesi i furgonit është marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje, ku ka deklaruar se nuk e ka kuptuar kur mjeti që drejtohej prej tij ka tërhequr zvarrë një person dhe për këtë arsye është larguar edhe nga vendi i ngjarjes.


