Një aksident tragjik ka ndodhur në Durrës, ku si pasojë ka mbetur viktimë një burrë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë tek Ura e Dajlanit, ndërsa viktima udhëtonte me motor.
Sipas të njëjtave burime viktima punonte si shpërndarës picash. Ndërkohë është ndaluar edhe një drejtues mjeti i cili dyshohet se ka aksidentuar motoristin. Sipas burimeve nga policia dyshohet se ka qenë një autobus që ka shkaktuar aksidentin tragjik që i mori jetën motoristit.