Rreth 17 punonjës dhe ish-punonjës të Kadastrës në Durrës janë shoqëruar gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm në polici. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku bën me dije se shkak për këtë është tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalzit. Këta punonjës kanë mbajtur detyrën e specialistit, topografit, juristit dhe hartografit nga ku mësohen se kanë falsifikuar dokumentet duke tjetërsuar me prona dhe zonën e bregdetit në Girin e Lalzit.
Lidhur me këtë çështje, prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji nisi një hetim ndaj kreut të Kadastrës Liridon Pulës, i cili u lirua pak javë më parë. Gjyqi ndaj Pulës mori një vëmendje të madhe, ku në seancë ishte edhe zv.kryeministri Erion Braçe i cili tha se akuzat ndaj tij për tjetërsim pronash janë të pabaza, madje kreu i qeverisë tha se ky prokuror është i lidhur me krimin. Sipas Ramës, e gjitha kjo ka qenë sepse Pula nuk pranoi presionet nga bandat që të tjetërsonte prona.


