• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KA RRITJEN MË TË MADHE EKONOMIKE NË RAJON/ Veliaj për Tiranën: Është transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme
Home
Sociale

KA RRITJEN MË TË MADHE EKONOMIKE NË RAJON/ Veliaj për Tiranën: Është transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme

25 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ka nisur sot punimet e Forumit “17 + 1” në nivel kryetarë bashkish, një nismë e Republikës Popullore të Kinës, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës. Në hapjen e punimeve të këtij takimi, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj theksoi se Tirana ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në të gjithë rajonin këto vite, ndërsa theksoi se ky takim është edhe një mundësi fantastike për të rritur bashkëpunimin jo vetëm me Kinën por edhe mes vendeve të rajonit.

“Ky është një qytet që është transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme që nga koha e tranzicionit, në fillim të viteve’90 dhe në 30 vitet e fundit është qyteti që ndoshta ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në të gjithë rajonin tonë, por ne jermi po ashtu të ndërgjegjshëm që vetëm nuk ia dalim dot. Ndaj shoh këtë si një mundësi fantastike jo vetëm për  rritur bashkëpunimin me Kinën por edhe për të rritur bashkëpunimin me  njëri-tjetrin, Tiranës me Shkupin, Tiranës me Podgoricën, me Beogradin, Sarajevën, të Tiranës me qytete të tjera që ndoshta na mësojnë që nuk ia vlen të shpikim rrotën nëse diçka po funksionon perfekt në ato vende”, deklaroi  Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se tashmë Tirana ka nisur një sërë procesesh dhe bashkëpunimi me kompanitë kineze, sikurse është ajo në fushën e transportit, ku shumë shpejt autobusët elektrikë do të jenë një realitet në vendin tonë. Veliaj nënvizoi se falë edhe incentivës së jashtëzakonshme të dhënë nga kryeministri Rama, autobusët elektrike që importohen janë pa taksë dhe pa doganë.

“Ne tashmë kemi filluar disa procese, ne punojmë me kompanitë kineze kur vjen puna tek kalimi tek autobusët elektrikë. Qeveria e Edi Ramës na ka dhënë një incentivë të jashtëzakonshme, autobusët elektrike që importohen, që vijnë në Shqipëri. Janë pa taksë dhe pa doganë, pra është një mundësi ideale për të promovuar jo vetëm Bashkinë e Tiranës por edhe në gjithë bashkitë e tjera dhe një shembull konkret se si qeveria qendrore lehtëson bashkitë në gjithë këto procese të inovacionit dhe lehtësisë në transport”, tha ai.

Veliaj deklaroi se Tirana është kthyer edhe në një epiqendër të aktiviteteve , seminare e konferencave ndërkombëtare.

“Ka qenë një javë e jashtëzakonshme kjo për Tiranën. Kemi pasur brenda një dite rreth 10 aktivitete, hotelet të gjitha, pa asnjë mundësi ekstra akomodimi dhe jam i lumtur dhe krenar që qyteti ynë filloi një punë të mbarë, të jashtëzakonshme kur Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë dhe sot vijon atë traditë dhe më në fund është kthyer në një epiqendër të aktiviteteve , seminare e konferencave ndërkombëtare që po organizohen në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Legjenda e UFC pëson atak në zemër
Previous article DËGJOI ZHURMËN E HAJDUTËVE/ Gruaja nga Durrësi hidhet nga kati i tretë

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT