Helmohen disa nxënës të shkollës 9-vjeçare në Shupenzë të Dibrës. Lajmi sapo është raportuar dhe pritet të mësohen detaje në vijim. Pesë nxënës mësohet se janë dërguar në Spitalin e Dibrës. Drejt shkollës janë nisur edhe dy autombulanca. Drejtori i spitalit është shprehur nga vizita paraprake e fëmijëve, se helmimi mund të jetë shkaktuar si pasojë e detergjentëve të larjes së ambienteve të shkollës


