Arben Ishmaku, 42 vjeç, është personi i cili u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë pranë biznesit të tij.
Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se bashkëshortja e viktimës kur ka mbërritur në vendngjarje ka bërtitur: “Ma bëri ajo ku*va”, raporton top channel.
Pranë trupit të tij u gjet edhe një çifte. Policia ka nisur hetimet, por nga verifikimet paraprake thanë blutë nuk janë konstatuar shenja dhune a dëmtime të tjera në trupin e 42 vjeçarit.
Korespondenti i Panorama ben me dije se “42 vjecari eshte gjetur i vdekur brenda nje dyqani qe e ka ne pronesi te tij teksa ka shitur lule. Ne trup nuk ka asnje plage por eshte gjetur i pajete ndersa policia ka gjetur edhe nje arme çifte brenda dyqanit. Po ashtu behet e ditur se jane gjetur nje numer i konsiderueshem cigaresh te konsumuara nga ky shtetas. Dyshimet e para jane per nje vetehelmim por policia vijon hetimet per ta zbardhur te plote”.
Njoftimi i policisë
Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, në rrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër
Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.


