• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NATO TJETËR BAZË  NË SHQIPËRI/ Ja  propozimi i Ministres Xhaçka për Aleancën
Home
Aktualitet

NATO TJETËR BAZË NË SHQIPËRI/ Ja propozimi i Ministres Xhaçka për Aleancën

24 October, 2019 k.autor Aktualitet

Pas bazës ajrore vjen një tjetër propozim për NATO-n: Aleanca mund të ndërtojë bazën e saj detare në Shqipëri. Bëhet fjalë për Pashalimanin, bazën më të rëndësishme detare në vendin tonë e cila shumë shpejt mund të përdoret nga Aleanca e Atlantikut të Veriut ashtu si edhe Kuçova ku vitin tjetër pritet të nisin punimet për bazën e re ajrore.

Burime zyrtare bëjnë me dije për gazetën “TemA” se pas ofertës së paraqitur pak muaj më parë gjatë vizitës së saj në Pentagon, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka materializuar gatishmërinë e vendit tonë për të vënë në dispozicion të NATO-s bazën e Pashalimanit.

Sipas të njëjtave burime, Ministrja Xhaçka, disa ditë më parë i është drejtuar përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D. Wolters, ku i parashtron edhe planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin e saj nga Aleanca.

Ministrja e Mbrojtjes mësohet se ka shprehur gatishmërinë e palës shqiptare për hartimin dhe zbatimin e një plani të përbashkët me NATO- n për zhvillimin e mëtejshëm të bazës detare konform standardeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Propozimi më i ri për NATO-n për një bazë të saj detare në Shqipëri, e vetmja në Ballkan vjen në një kohë kur, rritja e emigracionit të paligjshëm apo kërcënimet për sigurinë që vijnë nga veriu i Afrikës apo Lindja e Mesme shihen si çështje shqetësuese për Aleancën.

Kujtojmë se NATO ka miratuar tashmë vendimin për të ndërtuar në Kuçovë bazën e saj të parë ajrore në Ballkan. Në Janar të këtij viti ishte gjenerali Wolters, i cili vizitoi Tiranën dhe gjatë takimit me Ministren Xhaçka njoftoi fillimin e punës për bazën e re, punimet për të cilën pritet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO KRYENIN SULME, KATËR ANËTARËT SHPALLEN NË KËRKIM"/ Kush janë terroristët e celulës që u zbulua në Shqipëri (EMRAT+FOTO)
Previous article OPERACIONI “ALPET”/ Sekuestrohen 8 kamionë me lëndë drusore në Shkodër, gjoba inspektorëve të mjedisit

k.autor

Postime të ngjashme

HITA MBLEDH DREJTUESIT E POLICISË NË TRE QARQE/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla Aktualitet

HITA MBLEDH DREJTUESIT E POLICISË NË TRE QARQE/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga Aktualitet

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese Aktualitet

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT