Deputeti demokrat Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh kundër qeverive teknike si zgjidhje.
Myslim Murrizi: Për qeveri teknike unë jam kundër. Shqiptarët kanë provuar qeverinë e Ylli Bufit, qeverinë e Bashkim Finos, qeverinë e atij Ministrit të Brendshëm nga 17 maji. Qeveritë teknike janë dështimi më bastard që politika ka dashur qëllimisht t’i vërë kapak një pisllëku që ka bërë vetë.
Dritan Hila: Ju mendoni se duhet të kalojmë në zgjedhje me qeveri politike?
Myslim Murrizi: Pasi të funksionojnë strukturat që të shohim se çfarë do të bëjmë sepse duket sikur i komandon për momentin, por unë mendoj që do të ketë surpriza. Nuk është se gëzoj. Për mua po i more paratë këtyre dhe po i dënove që nuk do t’ju kem në facebook më, gjysma vdesin vetë. Se këto kanë qejf, sa nisin e shkruajnë në facebook, i rrinë gazetat mbrapa, “E shkruajti filani”, të tjerët dënohen të korrin jonxhë në tërbuf.


