• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
GARANTIMI I INTEGRITETIT/ Balluku dhe ambasadorja Altes firmosin memorandumin e bashkëpunimit: Udhërrëfyes për…
Home
Ekonomi

GARANTIMI I INTEGRITETIT/ Balluku dhe ambasadorja Altes firmosin memorandumin e bashkëpunimit: Udhërrëfyes për…

23 October, 2019 F.autor Ekonomi

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me ambasadoren e Mbretërisë së Vendeve të Ulta (Hollandës) në Shqipëri, Guusje Korthals Altes, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit, i cili i hap rrugë realizimit të një projekti pilot, me synim promovimin dhe garantimin e integritetit dhe ndjekjes së praktikave më të mira ndërkombëtare të mirëqeverisjes në sektorin publik.

Përmes këtij memorandumi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë angazhohet të ndërmarrë veprimet e nevojshme, që adresojnë çështjet e pajtueshmërisë dhe garantimit të integritetit duke nxitur një kulture të re qeverisjes, që nis në nivelet më të larta të Ministrisë dhe shtrihet deri tek institucionet e varësisë.

Në fjalën përshëndetëse, ministrja Belinda Balluku falënderoi Qeverinë Holandeze për mbështetjen e dhënë teksa theksoi se synimi i këtij projekti është të sigurojë një pasqyrë të plotë të gjendjes aktuale, politikave ekzistuese dhe procedurave të llogaridhënies dhe garantimit të integritet në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe të përafrojë ndërhyrjet e sugjeruara me shembujt më të mirë kombëtarë apo ndërkombëtare.

“Ky projekt do të shërbejë jo vetëm si një pasqyrë e plotë e arritjeve tona, por edhe si një udhërrëfyes për ato çka kemi ende për të arritur në lidhje me përafrimin e praktikave tona institucionale me standardet më të larta europiane. Mbi të gjitha, së bashku me reformat e shumta të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në kuadër të mirëqeverisjes, shërben si një tjetër deklaratë e angazhimit tonë për përmbushjen e të gjithë detyrimeve ligjore, profesionale dhe etike nga çdo hallkë e administratës publike”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u shpreh besimplotë se kjo praktikë e nisur përmes këtij projekti pilot, do të gjejë fushë implementimi në çdo organ tjetër të qeverisjes dhe administratës publike.

Ambasadorja Guusje Korthals Altes theksoi se qeverisja e korporatave me integritet merr vëmendje dhe diskutime, si për politikat apo zbatueshmërinë, edhe në Hollandë.

“Ne jemi të kënaqur që mbështetja nëpërmjet programit MATRA të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës në përmirësimin e standardeve të integritetit përkon me prioritetet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e integrimit europian. Bashkëpunimi me Ministrinë tuaj për çështjet e qeverisjes me integritet është një shembull i mbështetjes sonë”, tha Ambasadorja Holandeze.

Projekti për Garantimin e Integritetit në kuadër të mirëqeverisjes, do të financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta (Hollandës) në Shqipëri dhe do të zbatohet nëpërmjet Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Qeveria Shqiptare ka miratuar “Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020”, ku identifikohet nevoja për ristrukturimin dhe funksionimin e sistemit të administratës shqiptare. Indikatorët e performancës të kësaj strategjie kanë në fokus organizimin, rregullat, procedurat administrative, sistemet e përgjegjësisë e transparencës dhe mekanizmat e kontrollit të administratës publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIFOZËT E MILANIT NUK E DUAN NË FUSHË/ Gati të paguajnë klauzolën e Susos dy klubet e Premier...
Previous article TREGTONIN MISH E QOFTE NË KUSHTE TË PAPËRSHTATSHME/ AKU i vë drynin 2 bizneseve, 800 mijë lekë gjobë për 6 të tjerë

F.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT