Klisheja e vjetër thotë se sytë janë pasqyrë e shpirtit tënd. Ata mund të rrisin bukurinë tuaj. Fatkeqësisht, ndërsa pjesa tjetër e fytyrës tuaj merr trajtim më të mirë nëpërmjet kremrave dhe trajtimeve të ndryshme, zona juaj e syve në të shumtën e rasteve jo.
Lëkura në këtë pjesë është shumë më E hollë dhe më delikate se lëkura në pjesën tjetër të fytyrës. Është gjithashtu më e prirur ndaj gjëndrave dhjamore. Shenjat e para të plakjes shfaqen gjithmonë rreth syve.
Kështu që ndaloni neglizhencën e syve tuaj dhe mos bëni kurrë këto pesë gjëra që janë duke grumbulluar plakje në fytyrën tuaj, transmeton Indeksonline.
1. Ju po fërkoni në drejtimin e gabuar. Mos i fërkoni ata fortë sepse lëkura në këtë pjesë është e ndijshme dhe i shkaktoni asaj probleme.
2. Po përdorni skrab për pjesën ndër sy. Është mirë të përdorni skrab të paktën një herë në muaj për fytyrën tuaj por jo pë këtë pjesë të syve nga që nuk është e nevojshme dhe për më shumë e bëni lëkurën edhe më sensitive nga sa është.
3. Po i neglizhoni vetullat. Nganjëherë forma e vetullave ju bënë që të dukeni më të moshuar. Në konsultim me një ekspert të bukurisë, përpiquni të gjeni formën më të mirë të vetullave që ju shkon më së shumti për fytyrën tuaj.
/AlpeNews.al/


