• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS PARKO PARA…”/ Pronari i lokalit në Tiranë ia nxjerr makinën në mes të rrugës, ndërsa i zoti i makinës ishte në…
Home
Aktualitet
Kronikë

“MOS PARKO PARA…”/ Pronari i lokalit në Tiranë ia nxjerr makinën në mes të rrugës, ndërsa i zoti i makinës ishte në…

21 October, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Parkimi në Tiranë është një nga provat më të vështira, veçanërisht nëse kemi përpara plane me orar fiks. Dhe nëse ia del të gjesh parkim në një rrugicë, së pari duhet të kesh bërë disa xhiro boshe.

Nëse do kesh fat dhe parkimi është i pazënë, aty mund të ketë karrige, të cilat të paralajmërojnë që ai vend është bosh vërtet, por është i zaptuar, ose mund të gjesh blloqe provizore apo edhe bidonë uji.

Këto sende janë ‘tabelat’ joshtetërore që një shofer i lexon po aq mirë sa edhe tabelat paralajmëruese të mësuara përpara se të pajiset me patentë.

Por pa llogaritur parkingjet private, idealja është parkimi pa mundim, mjafton të gjesh bosh vendin dhe çdo gjë varet nga një tekst mesazhi ku duhet të shkruash targën e automjetit, në numrin e bashkisë 050500.

Për këtë opsion, parkimi nis dhe numërohet me orë, skadimi i të cilave të njoftohet në telefon.

Shtojini këtyre vështirësive sa më sipër edhe disa palë polici, polici rendi , polici rrugore dhe polici bashkiake që janë në kërkim të kundërvajtësve.

Dhe pikërisht në mes të këtij stresi përpjekjet për të siguruar parkimin e makinës sjellin edhe shkaqet për sherre mes të rinjve, ose më së paku mes shoferëve.

Parkova dhe e gjeta makinën në mes të rrugës

Duhet të ketë qenë vërtet stresuese dhe çorientuese gjendja me të cilën është përballur një i ri, që pak përpara se të përfundonte orarin zyrtar e ka gjetur automjetin as të parkuar dysh dhe as si të fortët. Por në mes të rrugës.

Rubin Shehu, punonjës në Ministrinë e Transporteve dhe Energjisë  pas mosmarrëveshjes me një zaptues parkimi nuk zgjodhi sherrin alla “me mua e ke?”, por  pasi nuk u kuptua as me policinë që e kishte gjobitur për “parkimin e guximshëm në mes të rrugës”, e nxori stresin dhe inatin me një kallëzim po në polici, raporton gazeta “SI”.

Rubini deklaron gjithë itinerarin që kur doli nga shtëpia për të shkuar në punë  dhe se si e gjeti automjetin në mes të rrugës:

“Kam parkuar automjetin me targë Tr 76.. R , model “Volkswagen polo” me ngjyrë të bardhë pas Ministrisë së Arsimit, në rrugën “Mihal Duri”.

Ky automjet është në përdorim prej meje. Pasi parkova e sigurova mjetin dhe u largova për në punë. Në orën 16.14 minuta u njoftova nga një familjar në lidhje me vendndodhjen e mjetit, i cili gjendej në mes të rrugës. U nisa menjëherë, duke lënë punën për të shkuar te makina, pasi kisha parkuar në anë të rrugës dhe nuk e kuptoja se çfarë kishte ndodhur.

Kur kam arritur te makina, gjeta trafik që ishte shkaktuar nga automjeti im që kishte bllokuar pothuajse të gjithë aksin. Gjithashtu gjeta edhe një gjobë te xhami i përparmë. Mora makinën duke e spostuar dhe duke e parkuar në vendin ku e kisha parkuar në mëngjes, ku në krahun e djathtë gjendej në lokal si edhe një servis celularësh.

U habita pasi mjetin nuk e kisha lënë në mes të rrugës, por e kisha parkuar rregullisht. Aty nuk ndodhej asnjë tabelë. Në këtë moment që po përpiqesha të kuptoja çfarë kishte ndodhur, pronari i lokalit me ton indiferent më paralajmëroi: “Mos parko më para lokalit”.

Kallëzuesi i tha policisë përgjigjen që i dha pronarit të lokalit, se nëse kjo është shkelje për këtë veprim janë institucionet që merren me këtë punë. Por edhe pas këtij reagimi “pronari i parkimit” ka lëshuar të njëjtin paralajmërim “mos parko më para lokalit”.

Kuptova, shton i zoti i makinës që parkimi i automjetit kishte shkaktuar shqetësim dhe ndaj ka vazhduar të kërkojë sqarime. Por situata është agravuar, pasi pronari ka reaguar: Nëse e lë makinën para lokalit tim atëherë kam të drejtë ta cenoj.

Fjalë pas fjale, kur asnjëri nga ata të dy nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët, Shehu ka telefonuar policinë, e cila nga ana e saj ka kërkuar shpjegime nga shoferi se përse e kishte parkuar automjetin në mes të rrugës.

Sherri për parkimin po hetohet nga Komisariati numër. 3 për dyshimet se pronari i lokali ka kryer vetëgjyqësi, duke zhvendosur mjetin nga parkimi në rrugë. Sido që të jetë derisa të gjejë se kush mban përgjegjësi penale, kallëzuesi ka një gjobë për të paguar, të prerë nga efektivët rrugorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article WANDA NARA BËN GAFËN E MADHE/ Partnerja e Icardit poston në “Instagram” FOTON me gjoksin e koleges jashtë
Previous article ÇFARË NDODHI? Pas ndarjes, Nora dhe Roberti kapen mat në... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT