Një aksident ka ndodhur tek Tre Urat në Lushnje, ku një person është përplasur për vdekje nga një makinë.
Në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit ka mbërritur menjëherë ambulanca por pa pasur mundësi që të ndërhyjë. Ende nuk dihet identiteti i të aksidentuarit.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.


