• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETO E FRANCËS/ Ministri Cakaj: Rezerva ka qenë për zgjerimin, jo për Shqipërinë
Home
Politikë

VETO E FRANCËS/ Ministri Cakaj: Rezerva ka qenë për zgjerimin, jo për Shqipërinë

19 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kundërshtimi i tre vendeve, që Shqipërisë mos t’i hapen negociatat nuk ka lidhje me vendin tonë. Kështu u shpreh ministri në detyrë i punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Fjorela Beleshi.

Sipas Cakajt, rezerva e Francës, Holandës dhe Danimarkës lidhet me zgjerimin dhe jo me performancën që ka bërë Shqipëria apo Maqedonia e Veriut.

Gent Cakaj: Qëndrimi i kancelares Merkel që ka më shumë për tu bërë, nuk do të thotë se nuk duhet të hapen negociatat, por në fakt është pasqyrim i drejtpërdrejtë i qëndrimit të saj se ky proces duhet të kushtëzohet në mënyrë që rezultatet të jenë më përmbajtësore.

Pyetja: Pse nuk u bindën Franca, Holanda dhe Danimarka?

Gent Cakaj: Nuk është çështje mosbindje e tre vendeve. Këtë po e them fare hapur, e para sepse të tre vendet edhe në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme edhe në Këshillin Evropian hezitimin kryesor nuk e kanë pasur në raport me Shqipërinë. Sikur kjo të kishte qenë e vërteta a do të ishin hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut?! Por nuk ka ndodhur as me ata. Përkundër marrëveshjes historike të Prespës rezultateve të konsiderueshme në fushat prioritare që kanë qenë për ta. Por nuk janë hapur as për ata, sepse rezerva ka qenë më tepër e lidhur me procesin e zgjerimit, sesa me performancën e vendeve përkatëse. Shumë prej vendeve që në pamundësi për të ristrukturuar procesin e zgjerimit, kërkojnë alibi shtesë për të penguar një vendimmarrje për zgjerimin. Në disa deklarime publike, ky ka qenë rasti, por në takimet zyrtare brenda dilema kryesore ka qenë nëse duhet të vazhdojë negocimi mbi parimet e metodologjisë aktuale, e para dhe e dyta nëse është e drejtë që BE të angazhohet për zgjerim pa e përmbyllur procesin e reformës brenda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Bologna. Starton pjesa e dytë
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Mallorca-Real Madrid. Mbyllet pjesa e parë

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT