• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK DO T’I BASHKOHEMI SHTETEVE TË BASHKUARA”/ Tensione në rajon, Japonia do të…
Home
Nderkombetare

“NUK DO T’I BASHKOHEMI SHTETEVE TË BASHKUARA”/ Tensione në rajon, Japonia do të…

19 October, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Japonia zyrtare thotë se nuk do të bëhet pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur transportin e mallrave në zonën ujore më të rëndësishme të tregtisë për në Lindjen e Mesme, por se do të dërgojë anijet e veta për të siguruar transportin e sigurtë të naftës në Japoni.

Sekretari i Kabinetit qeveritar, Yoshihide Suga, më 18 tetor tha se Tokio do të fillojë bashkëpunimin e ngushtë me Uashingtonin në përpjekje për të mbrojtur anijet që transportojnë naftën pas sulmeve që ndodhën për të cilat aleatët perëndimorë dhe arabë kanë fajësuar Iranin.

“Ne nuk do t’i bashkohemi Shteteve të Bashkuara, mirëpo do të bashkëpunojmë ngushtë me ta”, tha Suga në një konferencë për media.

“Paqja dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme janë mjaft të rëndësishmë për sigurinë ndërkombëtare, duke përfshirë Japoninë”, shtoi ai.

Presidenti amerikan Donald Trump ka lansuar një fushatë për të mbrojtur transportin komercial të anijeve në Gjirin Persik kundër kërcënimeve dhe ndërhyrjeve joligjore, me mbështetje nga Australia, Britania dhe shtete të tjera perëndimore.

Disa incidente që ndodhën në Gjirin Persik, me konfiskimin e anijeve të shteteve perëndimore nga autoritetet, kanë ngritur tensionet në rajon. Teherani ka përfshirë përfshirjen në sulmet ndaj anijeve të rajonit.

Trump kishte akuzuar Iranin për sulmet e 13 qershorit kundër dy cisternave të naftës në Gjirin e Omanit, duke përfshirë edhe një anije japoneze.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUND TË PËRDORET NGA KUSHDO/ Ja se cili telefon ka probleme me...
Previous article 11 VJEÇARI NË SIRI/ Familja e Alvinit: Kemi besim të plotë në punën që po bëhet nga ana e Shtetit shqiptar për tërheqjen e tij nga kampi në...

k.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT