Familjarët e Alvinit, 11-vjeçarit që ndodhet në kampin Al Hawl kanë dalë në një komunikatë për shtyp pas lajmeve të shumta në media ku thuhet se Alvini nuk gjendet më në atë kamp.
Familjarët kanë sqaruar se nuk kanë asnjë lajm të besueshëm në bazë të së cilit 11-vjeçari nuk gjendet në kamp. Familjarët gjithashtu shprehen besimplotë në punën që po bëhet nga Shteti shqiptar për kthimin e djalit nk shtëpi.
Komunikatë për shtyp nga familja e Alvinit:
Duam të qartësojmë: si familje nuk jemi në dijeni të asnjë lajmi të besueshëm në bazë të së cilit Alvini nuk gjendet më në kamp. Lajmi i fundit i sigurt që kemi, tregon që Alvini aktualisht gjendet në kampin Al Hawl. Kemi besim të plotë në punën që po bëhet nga ana e Shtetit shqiptar dhe që ilustroi edhe Kryeministri Zoti Rama gjatë konferencës për shtyp.