• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HYRJA FALAS/ Cirku i Budapestit vjen për herë të parë në kryeqytet
Home
Destinacione

HYRJA FALAS/ Cirku i Budapestit vjen për herë të parë në kryeqytet

19 October, 2019 F.autor Destinacione

Në këto katër vite, Tirana është kthyer në qendrën e aktiviteteve artistike dhe sportive. Amfiteatri i Tiranës pret më 19 tetor, ditën e shtunë, ora 19:30, Cirkun e Budapestit, i njohur dhe si Cirku më i madh në Evropën Qendrore. 
 
Hyrja në Teatrin e Hapur do të jetë e lirë, ndërsa Cirku i kryeqytetit të Hungarisë premton për publikun e Tiranës një performancë në të cilën ndërthuren artistikisht bukur letërsia, opera, muzika, kërcimi dhe shfaqja teatrale. Performanca “Gentle Touch of Freedom” është mundësuar nga Ambasada Hungareze në kuadër të Vitit Memorial “30 Vjetori i Lirisë”. 
 
Nëpërmjet kësaj shfaqjeje, trupa e Cirkut të Budapestit synon të sjellë tek spektatorët eksperiencën e lirisë. Cirku i Budapestit është një nga më të famshmit në Evropë dhe sjell shfaqje të akrobacisë, akt piramidash, diabolo, ekuilibër, balancues në lartësi, kalim i litarit, skena spektakolare me kafshë, kllounë dhe shumë shfaqje prestigjoni. 
 
Cirku i kryeqytetit të Hungarisë (Fővárosi Nagycirkusz) u hap fillimisht në 1889 dhe njihet si cirku më i madh në Evropën Qendrore. Në sallën e këtij Cirku mund të ulen 1450 spektatorë.
Aty zhvillohen shfaqje me kafshë, kllounë dhe kërcime moderne. Në korrik të 1936, Cirku i Budapestit organizoi premierën e shfaqjes, e cila habiti audiencën si nga spektakli i rrallë ashtu edhe nga shkëlqimi i ndërtesës së rinovuar. Shumë artistë të shquar të klasit botëror ishin pjesë e ekipit të Cirkut të Budapestit, mes tyre dhe kllouni Gábor Eötvös, i cili kishte bashkëpunuar me Charlie Chaplin.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLIDHET SOT/ Parlamenti britanik votim historik për Brexit
Previous article 11 VJEÇARI SHQIPTAR NË KAMPIN E ISIS/ Reagon Myfiu i Shkodrës: Diplomacia rol vendimtar për kthimin e djalit

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT