• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TERROR ME ARMË NË MES TË QYTETIT/ Çfarë ndodhi me të riun nga Berati kur…
Home
Aktualitet
Kronikë

TERROR ME ARMË NË MES TË QYTETIT/ Çfarë ndodhi me të riun nga Berati kur…

18 October, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Berati është zgjuar sot nën breshëritë e automatikut, duke iu risjellë në kujtesë qytetarëve vitin e errët të 1997. Një 32-vjeçar nga Berati, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A.F. në një lokal të qytetit, ka marrë një kallashnikov dhe është kthyer për ta qëlluar.

Por, pasi nuk e ka gjetur personin me të cilin kishte debatuar, 32-vjeçari Krios Vangjeli, ka zbrazur në ajër 2 karikatorë kallashnikovi, duke terrorizuar gjithë qytetin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 minuta në Bulevardin “Republika” të qytetit dhe menjëherë pas të shtënave me armë, policia ka shkuar në vendngjarje, ku kanë gjetur vetëm gëzhojat e armës “kallashnikov”.

Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje dhe pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë Pedonales, policia arriti të identifikojë autorin e ngjarjes, 32-vjeçarin Krios Vangjeli. Ai është shpallur në kërkim nga policia, e cila po kontrollon zonën përreth dhe banesat në të cilat mendohet se është fshehur për të bërë arrestimin e tij. Burime konfidenciale kanë deklaruar se konflikti mes dy të rinjve ka ardhur gjatë një loje “pokeri” mes tyre.

Informacion paraprak
Gjatë natës rreth orës 01:30 në Bulevardin “Republika” pas një konflikti për motive të dobëta midis shtetasve A.F dhe K.V, banues në Berat, ky i fundit dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendi ngjarjes. Shtetasi K.V është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT ME BE/ Juncker: “JO-ja” për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut GABIM HISTORIK
Previous article "KRIME TË LUFTËS"/ Presidenti i Çekisë akuzon Turqinë

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI)

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë Aktualitet

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT