Presidenti francez Emmanuel Macron teksa foli për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë deklaroi se para se Bashkimi Evropian të vendosë për zgjerimin, duhet të reformojë së pari veten.
Në një konferencë për mediat ai tha se Shqipëria po bën reforma të mëdha.
“Janë bërë përparime, por ende nuk është bërë e gjithë puna e kërkuar. Duhet të besoj për një Europë të përgjegjshme.
Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha. Ne në fakt e pranojmë se është progres por i gjithë progresi i duhur nuk është bërë ende.
Ka probleme me emigrimin. Diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjitha për vizionin e Europës. Në fakt BE ka disa probleme të brendshme.
Ne si BE duhet të qartësojmë vizionin tonë për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Para se të vendosim për zgjerim, duhet të reformojmë veten. Nuk jemi gati për këtë ritëm zgjerimi.
Nuk e ndjejmë ende veten gati për të hapur derën, pavarësisht se e dimë që kishte shpresë të madhe te vendet që kanë bërë përparime. Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete.
Është e vështirë t’i shpjegojmë francezëve që do t’i hapim negociatat Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE, sepse Shqipëria konsiderohet si një vend i siguritë dhe numrin e azilkërkuesve nuk mund ta shpjegojmë.
Kemi probleme me azilkërkuesit, nuk mund të bëjmë gjëra që është e pamundur që francezët t’i kuptojnë. Çështja e emigrimit nuk është vetëm në Shqipëri, por në disa vende të tjera, nuk është se lidhet vetëm me Shqipërinë, janë probleme që duhen rregulluar.
Na duhen më shumë muskuj, më shumë solidaritet, më shumë koherencë, në mënyrë që të jemi në të njëjtin nivel, ndaj dhe unë kam shprehur ato për të cilat nuk bie dakord.
Duhet të jemi të hapur ndaj disa diskutimeve, ndoshta edhe lidhur me zgjerimin, por fillimisht na duhet një reformim i procesit në mënyrë që të ketë diferenca me vitet e mëparshme”.- deklaroi Macron.


