• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEBAT I ASHPËR NË SEANCËN PËR GRUPIN “SHULLAZI”/ Avokati heq dorë nga mbrojtja, të afërmit e gjyqtares e quajtën: Kriminel
Home
Breaking News

DEBAT I ASHPËR NË SEANCËN PËR GRUPIN “SHULLAZI”/ Avokati heq dorë nga mbrojtja, të afërmit e gjyqtares e quajtën: Kriminel

18 October, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Debate të ashpra në seancën e Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, ku pritej nisja e procesit gjyqësor në Apelin e Krimeve të Rënda.

Që në nisje të procesit, avokati i Endrit Zelës, Bledar Shanja kërkoi dorëheqjen e kryesueses së trupës, Albana Boksi, duke pretenduar se avokati është në një tjetër proces administrativ në gjykatën e Shkodrës me xhaxhain dhe babain e gjyqtares Boksi.

Avokati sqaroi se ai po mbron palën e paditur nga të afërmit e gjyqtares, madje këta të fundit e kanë fyer gjatë procesit duke e quajtur kriminel.

Kjo kërkesë u refuzua nga trupa gjykuese, çka solli që avokati te braktisë sallën e gjyqit, me pretendimin se nuk mund të vijojë procesin me një trupë gjykuese që ka konflikt interesi.

Avokati theksoi se gjyqtarja Boksi nuk mund të japë një vendim të drejtë, për shkak se mund të ketë ndikim nga ana familjare.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe i pandehuri Endrit Zela.

Ndërsa i pandehuri Gilmando Dani kërkoi për të disatën herë përjashtimin e gjyqtarit Arben Vrioni, me pretendimin se vëllai i gjyqtarit e ka kallëzuar penalisht Gilmando Danin e të vëllain e tij, lidhur me një aksident të ndodhur më parë.

Në përfundim gjykata vendosi t’i caktojë Zelës një avokat kryesisht, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më datë 28 Tetor ora 11.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTAT E DHUNSHME NË KATALUNJË/ Shtyhet ndeshja Barcelona - Real Madrid
Previous article TENTOI TË ARRATISEJ NGA BURGU I PEQINIT/ Kush është Gëzim Toma, nga "THERJA" e komshiut për drutë deri tek... (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit Aktualitet

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt Aktualitet

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT