• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTOI TË ARRATISEJ NGA BURGU I PEQINIT/ Kush është Gëzim Toma, nga “THERJA” e komshiut për drutë deri tek… (FOTO)
Home
Ekskluzive

TENTOI TË ARRATISEJ NGA BURGU I PEQINIT/ Kush është Gëzim Toma, nga “THERJA” e komshiut për drutë deri tek… (FOTO)

18 October, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Gëzim Toma, i dënuar me 20 vite burg për vrasje me dashje, vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu i Drenovës, ka tentuar të arratiset edhe sot nga burgu i sigurisë së lartë, në Peqin, por është pikasur dhe ndaluar nga rojet e sigurisë së këtij burgu.

Kush është Gëzim Toma:

Më 2013, një ngjarje e bujshme tronditi opinionin publik dhe burgjet, teksa shtatë të burgosur ja dolën të arratisen nga burgu i Drenovës. Mes personave të arratisur ishte edhe Gëzim Toma, i cili u kap vetëm pak ditë më vonë nga policia greke, në tentativë për të hyrë në vendin fqinj. Toma u arratis së bashku me një tjetër emër të njohur për drejtësinë shqiptare, Admir Tafili, si dhe të burgosurit e tjerë Fran Pal Marashi, Gëzim Gjergj Guri, Reiz Namik Haxhiraj, Eduard Kujtim Lula dhe Artur Demir Gora.

Me një plan të mirëorganizuar, të burgosurit nën kërcënimin e armëve çarmatosën gardianët dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi, duke arritur të largohen nga burgu. Shumica e emrave të sipërpërmendur ishin dënuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzoheshin për vepra të rënda penale, masakra, vrasje, pengmarrje, vjedhje me vrasje, etj. Ndërkohë, i arratisuri Gëzim Toma akuzohej për vrasjen e 25-vjeçarit Fatos Daxha, në Krastë të Martaneshit.

 

Ja si ndodhi ngjarja e rëndë:

Ai është dënuar për vrasjen e Fatos Daxhës, 25 vjeç, në Krastë të Martaneshit. Sipas të dhënave, Toma ka akuzuar fqinjin e tij, Daxha, se i kishte vjedhur drutë e zjarrit që ai kishte sistemuar në oborrin e pallatit. 25-vjeçari Daxha nuk e ka pranuar akuzën dhe i është lutur disa herë fqinjit ta linte të qetë në hallin e tij. Megjithëse reagimi i Daxhës ka qenë mjaft i butë, dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë parë momentet e tmerrit.

Gëzim Toma ka lënë sheshin para pallatit dhe është ngjitur në shtëpinë e tij, duke dalë prej andej me një thikë të madhe në dorë. Personat që kanë parë ngjarjen nuk kanë guxuar të ndërhyjnë për të ndalur krimin, pasi sipas tyre Toma ishte shumë i xhindosur dhe i është vërsulur komshiut, duke e goditur me thikë disa herë në trup. Toma kishte pak kohë që ishte transferuar në burgun e Drenovës dhe duket se ishte miqësuar me grupin e shkodranëve, me të cilët ka planifikuar arratisjen.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBAT I ASHPËR NË SEANCËN PËR GRUPIN "SHULLAZI"/ Avokati heq dorë nga mbrojtja, të afërmit e gjyqtares e quajtën: Kriminel
Previous article “DJAJTË E KUQ" HAPIN THESIN/ 6 afrime në janar për të rimëkëmbur Man.United (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin... Breaking News

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin...

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT