• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË MUNGON BABI, MË MERR SËRISH”/ Shqiptari shpërthen në lot, media italiane tregon tmerrin (VIDEO)
Home
Breaking News

“MË MUNGON BABI, MË MERR SËRISH”/ Shqiptari shpërthen në lot, media italiane tregon tmerrin (VIDEO)

18 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Emisioni investigativ italian “Le Iene” ka trajtuar mbrëmjen  e kaluar një histori të një familje shqiptare. Media italiane  shkruan se fëmija shqiptar u dërgua nga Italia në Siria nga nëna e tij, kur ajo iu bashkua ISIS, ndërsa ai u gjet i gjallë  në një kamp në Siri dhe babai i tij arriti ta takonte falë përpjekjeve të stafit  të emisionit.

Vogëlushi Alvin, ka lindur në Itali, por është me nënshtetësi shqiptare dhe pa një përfaqësues diplomatik nga Tirana zyrtare ai nuk mund të lë kampin për t’u bashkuar me babain e tij.

“Pse erdhëm këtu? Kishim një mision, të gjenim Alvin, fëmija i lindur në Itali 11 vite më parë dhe u mor nga nëna e tij një ditë të bukur iu bashkua ISIS. Që nga ajo ditë, babai i tij Berisha nuk ka mundur dot ta takojë dhe e sheh vetëm në foto në albumin që mban në duar dhe me lot në sy.Familja shqiptare me çiftin dhe 3 fëmijë jetonin në Itali një jetë normale por diçka ndodhi me gruan. Me siguri njohu dikë që e bindi dhe iku nga aeroporti i Bergamos me djalin e saj Alvin që ishte 6 vjeç. Një dite ai mori një letër që thuhej se ishte nga i biri ku i thoshte se i mungonte dhe madje i kërkonte qe ta kthente serish në shtëpi”-thekson gazetari italian.

Çifti shqiptar ka 3 fëmijë, Alvin 6 vjeç e të dy vajzave më të rritura. Ata jetonin në Itali prej vitit 1995. Hetimet e autoriteteve policore duke ndjekur lokalizimin e telefonit celular të Valbona Berishës, ku dhe po tentojnë të zbardhin rrugëtimin e saj deri në Siri. Nga aeroporti i Bergamos ajo ka udhëtuar drejt Stambollit e më pas ka mbërritur në Siri.

Prej 5 vitesh  babai Afrim Berisha nuk reshti duke kërkuar djalin e tij, prej të cilit ka marrë vetëm një letër në të cilën djali i shkruante se e kishte marrë malli dhe donte të kthehej  pranë babait. Gazetarët e emisionit investigativ italian kanë mundësuar pak ditë më parë udhëtimin e babait shqiptar në kampin “Al-Hol” të Sirisë, aty ku mbahen të burgosur rreth 70 mijë persona, 90% e të cilëve janë gra e fëmijë.

Ky kamp ka qenë objekt i sulmeve nga ana e Turqisë, e cila ka nisur prej ditësh ofensivën ushtarake në verilindje të Sirisë. Gjithsesi,  ka pasur përpjekje të shumta nga SHBA për të frenuar ofensivën ushtarake turke, ndërsa mediat  dhe vetë Presidenti i SHBA, Donalt Trump tha dje se është arritur një marrëveshje armëpushimi.  Për të parë videon klikoni këtu

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DËNUA ME 4 VITE BURG/ Lirohet vëllai i Alketa Vejsiut, çfarë e bëri Gjykatën të ndryshonte vendim?!
Previous article NJË MIQËSI E VËRTETË/ Mariana Kondi thur fjalët më të bukura për këngëtaren Artiola Toska (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS SOT N[ THINË/ Identifikohet 55-vjeçari shqiptar. Një muaj më parë u përfshi në… (EMRI) Aktualitet

U PLAGOS SOT N[ THINË/ Identifikohet 55-vjeçari shqiptar. Një muaj më parë u përfshi në… (EMRI)

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi Aktualitet

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT