• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BËNIN “NAMIN” ME VJEDHJET NË DURRËS/ Çfarë ndodhi me DY adoleshentët kur…
Home
Aktualitet
Kronikë

BËNIN “NAMIN” ME VJEDHJET NË DURRËS/ Çfarë ndodhi me DY adoleshentët kur…

17 October, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një grup hajdutësh është goditur nga policia e Durrësit, e cila bënte kërdinë me vjedhje në qytet e rrethina.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Rendit kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. Xh., 16 vjeç, banues në Durrës; J. P., 18 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës;

Gjithashtu, procedohet në gjendje të lirë shtetasi J. T., 17 vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.A., 17 vjeç, të dy banues në Durrës

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datë 16.10.2019, në orën 22:45 janë kapur në flagrancë  duke vjedhur dyqanin bulmetore që ndodhet në lagjen nr. 12, në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë realizuar edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Durrësit, si më poshtë:

Më datë 29.09.2019, në lagjen nr.18, dyshohet se kanë vjedhur 15 000 lekë, në një “Bar Kafe”.

Më datë 09.10.2019, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin një kioskë.

Më datë 10.10.2019, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një lokal, ku kanë marrë shumën 80 000 lekë, një telefon Samsung dhe 3 unaza.

Më datë 13.10.2019, në lagjen nr.18/1, Durrës, dyshohet se kanë kryer vjedhjen me thyerje të një kioske, ku kanë marrë paketa cigareje të llojeve të ndryshme, me vlerë 20 000 lekë.

Më date 13.10.2019, në fshatin Romanat, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur në një dyqan artikuj ushqimorë, me vlerën 10 000 lekë.

Më datë 15.10.2019, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin me artikuj ushqimorë, ku kanë marrë 8 steka cigareje dhe 3 400 lekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 000 lekë të reja dhe një kapuç i zi.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “DEVOLLI” SURPRIZA E RE E FUTBOLLIT SHQIPTAR/ Flet kryebashkiaku Duro: Ja ëndrrat e mëdha për qytetin tonë të vogël
Previous article ''ISHA SHUMË E DOBËT''/ Kiara Tito tregon vuajtjet për të fituar kilogramë

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT