• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TIRANË- ELBASAN/ Skandali ekonomik i një autostrade, përfundimi i së cilës po shtyhet për në “kalendat greke”
Home
Ekskluzive

TIRANË- ELBASAN/ Skandali ekonomik i një autostrade, përfundimi i së cilës po shtyhet për në “kalendat greke”

22 December, 2017 F.autor Aktualitet, Ekskluzive, Sociale

Pas “Rrugës së Kombit”, ajo ishte vepra e dytë më e madhe publike që pritej të ndërtohej në historinë e Shqipërisë. Ishte ëndrra e madhe për ta bërë Elbasanin “lagjen jugore” të kryeqytetit, duke eleminuar rrugën e tmerrshme të Krrabës të ndërtuar këtu e një shekull më parë nga austriakët, për qëllime ushtarake.

Projekti i ri parashikonte që segmenti, që lidh kryeqytetin me Elbasanin në vetëm 31 kilometra rrugë, të shkurtonte kohën me 50 minuta për udhëtarët. Rruga parashikohej të kishte 4 korsi, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime. Ndërtimi i Autostradës Tiranë-Elbasan nisi më 29 prill të vitit 2011.
Vlera totale e investimit të segmentit, prej rreth 290 milionë dollarësh, u sigurua përmes disa donacioneve me mbështetjen e Bankës Islamike për Zhvillim.
Më 17 mars 2017, disa javë para zgjedhjeve të qershorit 2017, qeveria dërgoi në Parlament marrëveshjen e kredisë që përmbyllte plotësisht financimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Marrëveshja parashikon marrjen e një kredie tjetër prej 35 milionë e 174 mijë dollarësh amerikanë nga Banka Islamike e Zhvillimit, e cila do të përdoret për të financuar koston shtesë të dalë mbi projektin fillestar.
Fillimisht ishte parashikuar që autostrada të përfundonte brenda vitin 2014. Por, gjatë ndërtimit, projekti rezultoi me probleme për shkak të rrëshkitjes së dheut në një zonë me gjatësi 4 kilometra rreth Ibës dhe Mulletit. Kapërcimi i kostos mbi vlerën fillestare të tenderuar dhe problemet financiare të kompanisë ndërtuese e zvarritën ndërtimin e rrugës për më shumë se 3 vite.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se kostoja totale e projektimit të autostradës Tiranë-Elbasan, nga zona e Komunës së Parisit deri në zonën e Bradasheshit, është 160.250.000 lekë (pa TVSH). Nga Komuna e Parisit deri te “TEG”-u është 4.900.258.470 lekë, kurse segmenti TEG-Tuneli i Krrabës-Bradashesh është 313.931.742 dollarë. Kostoja fillestare e parashikuar gjatë fazës së projektimit për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan ka qenë 356.000.000 dollarë.

Inxhinier Xhevair Ngjeqari është shprehur se, për rrugën Tiranë-Elbasan kostoja totale e ndërtimit ka shkuar rreth 400 milionë euro. Sipas tij, projektimi ishte gabim, pasi kishte kosto të madhe. Ai tregon edhe projektin e dytë që kishte për këtë rrugë, me një kosto më të ulët, e cila shkonte në rreth 120 milionë euro.
“Ndërtimi i rrugës në këtë zonë është i gabuar. Zona ka rrëshkitje të mëdha, madje duken edhe me sy të lirë. Të gjitha kodrat rrëshkasin, gjë që solli edhe vonesat në përfundimin e kësaj vepre”, përfundon inxhinieri.

Për zgjatjet e afateve të punimeve për seksionin 1 dhe 3 në projektin Tiranë-Elbasan, kompania kontraktore ka bërë përgjegjës Autoritetin Rrugor Shqiptar duke ngritur pretendime për të kërkuar dëmshpërblime per vonesat dhe zgjatjet e afateve te punimeve. Përgjegjësia kryesore deri tani për këtë skandal me përmasa të mëdha, për të cilën po heton edhe Prokuroria, është adresuar mbi ish drejtorin e ARRSH-së Dashamir Xhika. Ai ka drejtuar këtë Autoritet për 4 vite me radhë, i propozuar në këtë detyrë nga LSI.

Detajet: Sipas vendimeve të Bordit për shqyrtimin e pretendimeve, të cilat janë të formës së prerë, demi i shkaktuar si pasojë e zgjatjes së afateve të punimeve për segmentin 1 është në shumën 25,220,016.37 USD dhe për segmentin 3, në shumën 11,665,552.31 USD, në total në shumën 36,885,568.68 USD.

Konstatohet se për shqyrtimin e pretendimeve për të dy segmentet, nga treshja e Lëvizjes Socialiste për Integrim kryesuar nga ish-drejtori i ARRSH-së Dashamir Xhiko janë bërë amendime të kushteve të përgjithshme të kontratave bazë. Konkretisht për segmentin 3 është bërë amendimi nr. 7 datë 4.7.2017, kur punimet për këtë segment ishin marrë në dorëzim me procesverbalin e datës 09.03.2015, ndërsa për seg. 1 është bërë amendimi 12 datë 24.07.2017. Konstatohet se për amendimet e mësipërme të kontratave nuk ka një mbështetje ligjore dhe nuk janë marrë për bazë interesat më të larta të shtetit në nënshkrimin e tyre. Me anë të këtyre amendamenteve i është krijuar mundësia për rivendosjen në afat të kontraktorit, në mënyrë që të mund të iniciohej procedura e zgjidhjes së mosmarrëveshjes me anë të ekspertëve.
Ky skandal pritet të jetë një nga çështjet e para që do i kërkohet prokurores së re të përgjitheshme që ta hetojë.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Victoria Beckham "fëlliq" djalin e saj në Instagram, shikoni me kë e krahason ajo (Foto)
Previous article Në garë për kreun e ri të VMRO-DPMNE, vetëm një kandidat (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Ja momenti kur 23-vjeçari tentoi të grabiste me armë lodër një pikë të këmbimit valutor Aktualitet

PAMJET/ Ja momenti kur 23-vjeçari tentoi të grabiste me armë lodër një pikë të këmbimit valutor

AKSIONI I SPAK/ Pjesë e një grupi trafiku kokaine e pastrimi parash, zbulohen emrat e 20 të akuzuarve Aktualitet

AKSIONI I SPAK/ Pjesë e një grupi trafiku kokaine e pastrimi parash, zbulohen emrat e 20 të akuzuarve

OPERACIONI/ Nga Artur Shehu i pronës në Zvërnec tek Ilir Shtufi i kullave në Tiranë, kush janë biznesmenët e njohur në kërkim nga SPAK Aktualitet

OPERACIONI/ Nga Artur Shehu i pronës në Zvërnec tek Ilir Shtufi i kullave në Tiranë, kush janë biznesmenët e njohur në kërkim nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT