• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA HORROR E KËRCËNIM PËR TERRORIZËM/ Kush është “KILLERI” që dha alarmin fals për bombë ndaj gjyqtarit
Home
Breaking News

VRASJA HORROR E KËRCËNIM PËR TERRORIZËM/ Kush është “KILLERI” që dha alarmin fals për bombë ndaj gjyqtarit

16 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë nga alarmi fals i bërë ditën e sotme nga burgu i Drenovës duke thënë se në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo kishte bombë. Policia ka zbuluar se kjo telefonatë false u bë nga Neim Behari i cili vuan dënimin për vrasje në burgun e Drenovës.

Shqiptarja.com ka zbardhur të shkuarën kriminale të Beharit, nga vrasja horror e taksistit me prerje fyti, te kërcënimi për akte terroriste. Ai në vitin 2016 kërcënoi nga burgu i Fushë Krujës me akte terroriste në Tiranë. Aty ai  vuante dënimin për një vrasje të kryer 14 vite më parë.

Por si ndodhi vrasja?

Më 20 Mars të vitit 2005-ë, Behari atëherë 25-vjeç, ka vrarë në Lushnje një taksist.

Viktima ishte pronar i mjetit tip “Benz” me targa LU5410B. I pandehuri Neim Behari kishte shkuar ne qytetin e Lushnjes dhe pranë stacionit të trenit ka pajtuar si taksist Themi Qosen me qëllim mbërritjen deri në fshatin Marinëz.

Behari dhe viktima nuk kanë bërë pazar për shumën që duhej paguar për të shkuar atje. Pasi kanë dalë në rrugën dytësore, Behari i ka kërkuar taksistit 100 mijë lekë. Viktima s’ka pranuar duke kërkuar detyrimin për shërbimin prej 5 mijë lekësh. Në këtë moment i pandehuri ka ngritur zërin duke filluar debatin dhe makina ka ndaluar.

Në debat e sipër 25-vjeçari ka menduar vjedhjen e taksistit dhe gjatë rezistencës së Qoses ka nxjerrë thikën duke e qëlluar në fyt.

Edhe pas këtij veprimi Behari e ka goditur disa herë të tjera viktimën. Krimi është parë nga dëshmitari me inicialet A. A., që kulloste bagëtitë aty pranë.

Sipas dëshmitarit, kur i autori ka parë se taksisti ndërroi jetë, i ka afruar makinën dhe e ka hedhur trupin ne portobagazh.

Pasi ka ndezur serish mjetin, Behari ka shkuar afër një kabine elektrike dhe ka nxjerrë trupin e Themi Qoses duke e futur brenda në kabinë, por është parë nga dëshmitari i dytë P. N., i cili ishte roje. Me tej, ka kërcënuar rojen që të largohej dhe vetë i ka hipur makinës për t’u arratisur.

Behari u arrestua nga policia në 21 mars të vitit 2005-ë, ndërsa vendimi i formës së prerë është dhënë në 21 Janar të vitit 2010, duke e dënuar 25-vjeçarin me 24 vite burg.

Autori ka kërkuar ulje të dënimit me pretendimin se vuan nga probleme mendore, por kjo nuk është vlerësuar nga Gjykata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA POLITIKE/ Gazetari: Basha sot kërkoi dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore
Previous article EURO 2020/ Italia njeh vetëm fitore, Mancini arrin rekordin e Luftës së Dytë Botërore (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT