• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA ME CONTEN/ Rama: Miqësi e shkëlqyer me Italinë! Meritojmë negociatat pa kushte
Home
Politikë

KONFERENCA ME CONTEN/ Rama: Miqësi e shkëlqyer me Italinë! Meritojmë negociatat pa kushte

15 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka nisur sot një vizitë zytare në Shqipëri. Kreu i qeverisë italiane është pritur nga kryeministri Edi Rama në orën 15:50 në Pallatin e Brigadave, ku më pas do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Conte do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta në orën 17.30 në Presidencë dhe kreun e PD, Lulzim Basha në orën 17:00. Kjo është vizita e parë e Contes në vendin tonë.

Pjese nga fjala e Ramës në konferencen e perbashkët

“Është një moment i rëndësishëm ky i ditës së sotme ku kryeministri i Italisë mike erdhi në Tiranë pavarësisht një momenti të ngarkuar punësh në Romë dhe mbledhjes së qeverisë në fund të ditës së sotme për të dëshmuar një miqësi tradicionale dhe një vullnet për të thelluar bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve ku padiskutim ka një potencial të madh për të bërë më shumë.

Pa diskutim që vizita e kryeministrit sot është edhe në kuadrin e një jave shumë të rëndësishme për BE-në dhe për Shqipërinë në vigjilje të një takimi të KiE-së ku ndër të tjera do të diskutohet edhe vendimi për negociatat.

Dhe në këtë aspektet dua ta falenderoj kryeministrin dhe qeverinë italiane që në koherencë të plotë me të gjithë vijën e politikës së jashtme italiane dhe shprehje të vullnetit të mirë për asnjë moment nuk është lëkundur për mbështetjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë në perspektivën e integrimit.

Unë besoj, ia përcolla edhe kryeministrit se përtej faktit që Shqipëria dhe Maqedonia i kanë kryer detyrat e tyre të shtëpisë dhe e meritojnë celjen e negociatave pa kushte është me rëndësi strategjike që përfundimi i këtij procesi të shikohet jo vetëm me sytë e interesave të vecme kombëtare por edhe të përbashkët. Procesi i reformës në drejtësi dhe integrimit përbën një shtyllë të fortë mbështetëse për rritjen e bashkëpunimit ekonomik” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAGIBIS, NUMRI I VIKTIMAVE NË RRITJE/ Ministri i infrakstrukturës: Kërkimet vazhdojnë
Previous article KUALIFIKIMI NË "EURO 2020"/ Shikoni festën e "çmendur" të lojtarit të Manchester Cityt (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

"DO VIJ TA MARR, VETËM..."/ Çfarë u kërkoi Armand Shakaj dy lavazhierëve pasi vrau shokun e tij Eglant Koçi Aktualitet

"DO VIJ TA MARR, VETËM..."/ Çfarë u kërkoi Armand Shakaj dy lavazhierëve pasi vrau shokun e tij Eglant Koçi

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi Aktualitet

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT