• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK “ZË MEND” ÇIM PEKA/ Pasi nxori Tiranën jashtë, portali i tij Syri.net publikon sërish fakenews (FOTO)
Home
Ekskluzive

NUK “ZË MEND” ÇIM PEKA/ Pasi nxori Tiranën jashtë, portali i tij Syri.net publikon sërish fakenews (FOTO)

15 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive

Pasi nxorri të gjithë banorët e Tiranës nga shtëpitë, me një lajm të rremë, për parashikimin e tërmetit, Çim Peka nuk ka zënë mend nga ky megaskandal.

Sot në portali i tij, Syri.net, shkruante se:  Gent Cakaj, ka kërcënuar hapur homologët e tij. Nëpërmjet dy postimeve rresht në Twitter mëngjesin e sotëm.

Titulli “bombastik” që vetëm Çimi i syri.net di ti bëjë, thuaj se: Cakaj i Ramës kërcënon hapur ministrat e Jashtëm të BE: Nëse nuk na hapni negociatat …

Lajmi i plotë i Syri.net të Çim Pekës:

Vetëm pak orë përpara takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në të cilën do të diskutohet për fatin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ministri i Jashtëm i vendit tonë, Gent Cakaj, ka kërcënuar hapur homologët e tij. Nëpërmjet dy postimeve rresht në Twitter mëngjesin e sotëm, Cakaj i Ramës u kërkon ministrave të BE-së që të mbajnë premtimet, por nuk shkruan asnjë fjalë për premtimet dhe detyrat e parealizuara nga qeveria Rama.

Në një linjën e shefit të tij, Cakaj, kërcënon vendet anëtare të Bashkimit Europian, se nëse nuk i hapin sërish negociatat me Shqipërinë atëherë ata do të përballen në rajonin tonë me rivalë të rrezikshëm strategjikë, që nënkupton Rusinë apo Turqinë e Erdogan.

“Sot Europa përballet me një zgjedhje historike. Vendimi i sotëm do të jetë një provë e aftësisë për të realizuar premtimet dhe për të parë të ardhmen. Shqipëria ka ndërmarrë reforma gjyqësore ambicioze dhe të guximshme duke u shndërruar në shteg në rajon. Tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit.

Një vonesë tjetër mund të ngadalësojë/ prishë përparimin dhe reformat, nënvlerësimin e besueshmërisë dhe rritjen e rrezikut të rivalëve strategjikë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është ora e Evropës. Ne nuk kemi nevojë për një Evropë të ngushtë, të izoluar, dhe të shkëputur, por një që është e hapur, e drejtë dhe një fener shprese në periudha të trazuara”, cicëroi sot në mëngjes ministri i Jashtëm.

Sipas Syri.net të Çim Pekës, Cakaj kërcënon vendet anëtare të Bashkimit Europian, se nëse nuk i hapin sërish negociatat me Shqipërinë. Por Ministri i jashtëm Cakaj nuk e ka përmendur fare fjalën kërcënim në postimin e tij në twitter.

Fake News i Syri.net shkon edhe më tej ku thotë se: Nëse nuk i hapin sërish negociatat me Shqipërinë atëherë ata do të përballen në rajonin tonë me rivalë të rrezikshëm strategjikë, që nënkupton Rusinë apo Turqinë e Erdogan. Këtu duket se Syri.net ka shfrytëzuar fantazinë pasi Cakaj nuk e ka përmendur as Turqinë dhe as Rusinë.

/AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "URIME!"/ Challandes përshëndet në gjuhën shqipe suksesin e Kosovës
Previous article JEMI GATI PËR IMPLEMENTIMIN E 41 BIS/ Ismaili: Janë porositur vrasje nga burgu

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT