• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U NXORI GISHTIN E MESIT PROTESTUESVE TË ASTIRIT/ Ambasadori i OSBE ndjesë publike: Respektoj protestat paqësore
Home
Politikë

U NXORI GISHTIN E MESIT PROTESTUESVE TË ASTIRIT/ Ambasadori i OSBE ndjesë publike: Respektoj protestat paqësore

14 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka kërkuar ndjesë publike pasi i ngriti gishtin e mesit disa protestuesve të ‘Astirit’ që më herët kishin thirrur në kor ndaj tij, Turp-Turp.

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”. Është ky reagimi i ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt një ditë pas protestës së banorëve të Astirit kundër projektit të Unazës së Re, Banorët protestues ju drejtuan me fjalët “Shame on you” (Turp për ju) ambasadorit i cili ishte duke kaluar në trotuar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ishin arrestuar nga policia disa protestues që mbrëmë bllokuan rrugën, mes të cilëve edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Ambasadori teksa ishte duke ecur ngriti gishtin e mesit ndaj protestuesve, por një ditë pas këtij gjesti, ai ka kërkuar ndjesë publike duke thënë se e respekton të drejtën e qytetaëve për të protestuar paqësisht. Arrestimet e protestuesve janë bërë nga policia e Tiranës për shkak të bllokimit të rrugës, një vepër dënimi i së cilës është ashpërsuar në Kodin Penal i votuar së fundi në Kuvend.

Reagimi ne Twitter i ambasadorit

Banorët, mbështetur edhe nga ish-deputetë të opozitës ishin vendosur nga Unaza e Re tek Policia e Tiranës për të kërkuar lirimin e personave të arrestuar.

Teksa dy ditë më parë protestuesit ju bindën policisë duke mos bllokuar rrugën dhe e zhvilluan protestën në trotuar, mbrëmjen  e djeshme lideri demokrat Lulzim Basha i cili doli i pari në mes të rrugës duke marrë edhe mbështetjen e banorëve që bllokuan njërin kahë të kalimit të automjeteve.

Gjesti i ambasadorit per protestuesit para Drejtorise se Policise se Tiranes

“Shame on you” është një shprehje që të rinj të forumeve politike të PD e LSI shkruan në hyrjen e pallatit ku banon ambasadori në Tiranë, pas një proteste të opozitës joparlamentare (para zgjedhjeve të 30 qershorit).

E gjithë kjo, erdhi pas reagimit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt lidhur me protestën e opozitës ku ai dënonte dhunën e përdorur prej saj në drejtim të institucioneve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTË NË FAMILJEN E MAJLINDA BREGUT/ Bashkëshorti i ish-ministres feston ditën e veçantë, e bija i bën surprizën që nuk e priste (FOTO)
Previous article TURQIT "PUSHTOJNË" PARISIN/ 30 mijë TIFOZË vënë në alarm FRANCËN

k.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

"DO VIJ TA MARR, VETËM..."/ Çfarë u kërkoi Armand Shakaj dy lavazhierëve pasi vrau shokun e tij Eglant Koçi Aktualitet

"DO VIJ TA MARR, VETËM..."/ Çfarë u kërkoi Armand Shakaj dy lavazhierëve pasi vrau shokun e tij Eglant Koçi

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi Aktualitet

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT