• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EDHE ZYRTARËT E BURGJEVE ME POLICË/ Frikë për kërcënime nga grupet kriminale që kanë…
Home
Breaking News

EDHE ZYRTARËT E BURGJEVE ME POLICË/ Frikë për kërcënime nga grupet kriminale që kanë…

12 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria e Drejtësisë kërkon, në projektligjin e dorëzuar në Kuvend, që të ngrihet struktura e Posaçme e Policisë së Burgjeve, e cila do të shërbejë në regjimin e ashpër 41 Bis.

Sipas projektligjit që Top Channel disponon, efektivët e policisë që do të jenë pjesë e strukturës së posaçme jo vetëm do mbikëqyrin të dënuarit e rrezikshëm të organizatave kriminale që do të mbyllen në 41 Bis, por ata do të jenë njësia kompetente që do të ruajnë edhe zyrtarët e burgjeve në rast të kërcënimit të tyre nga anëtarë të grupeve kriminale, që ndërkohë mund të kenë shefat në qeli.

Por ndërsa qelitë e posaçme të 41 Bis janë bërë gati, duket se fryma e këtij regjimi të ashpër i ka bërë më të kujdesshëm të fortët në burgje, të cilët pas hapjes së ambienteve ku do izolohen, kanë marrë mesat e tyre dhe po tregohen më të kujdesshëm në komunikim me anëtarët e grupeve jashtë burgut.

Njëkohësisht me këtë situatë, burimet shtojnë për Top Channel se, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka propozuar Ministrisë së Drejtësisë për policët që do shërbejnë në 41 Bis, të trajtohen me paga të diferencuara krahasuar me efektivët e tjerë në burgje. Paga e sugjeruar pritet të jetë 35 mijë lekë më të tepër nga të tjerët, jo vetëm për shkak të shkallës së rrezikshmërisë, por edhe për t’i bërë këta policë të pakorruptueshëm.

Llogaritet që si fillim në 41 Bis të angazhohen 94 efektivë policie. Siç ka shpjeguar më herët gjatë një interviste për Top Channel, Agim Ismaili, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, çdo punonjës që do të angazhohet në 41 Bis do t’i nënshtrohet vetting-ut.

“Ata do të jenë elita, kemi zgjedhur më të mirët”, është shprehur Ismaili.

Megjithatë, projektligji për Policinë e Burgjeve përmend ngritjen e rrogës edhe për efektivët e tjerë në burgje, si edhe ndryshim të sistemit të gradave, por edhe mënyrës si do rekrutohen. Në projektligj, përfshihet si kriter ndalues, konkurrimi i çdokujt që është larguar nga vetting-u i Policisë së Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIM TË STARTOJNË PËR SOT/ Motrat Vjollca na tregojnë veshjet që kanë zgjedhur këtë javë dhe ne jemi pa fjalë
Previous article U SHKARKUA PËR MUNGES REZULTATESH/ Trajneri i skuadrës angleze feston largimin duke pirë me tifozët (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT