• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLET KUSHËRIRA E VIKTIMËS NË KAVAJË/ ”Marsida ti shkoje te banesa e Dritanit, trego të vërtetën për lidhjen e dashurisë!”
Home
Breaking News

FLET KUSHËRIRA E VIKTIMËS NË KAVAJË/ ”Marsida ti shkoje te banesa e Dritanit, trego të vërtetën për lidhjen e dashurisë!”

12 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Irida Koçi, kushërira e parë e Dritan Haxhollit që mbeti i vdekur nga përplasja me armë në Kavajë dy ditë më parë, në një lidhje telefonike për Report Tv nga Italia ku jeton i bën apel Marsida Qatjas që të tregojë të vërtetën për ngjarjen dhe raportin që kishte me 41-vjeçarin.

“Dritani dhe Marsida kishin një lidhje dashurie me një milion përqind. Marsida shkonte shpesh herë te shtëpia e Dritanit dhe ai cdo natë. Kohët e fundit nuk e di, nuk dua të gaboj, por di që kanë pasur një histori bashkë”.

Kështu shprehet në një lidhje telefonike ekskluzive për Report Tv nga Italia ku jeton kushërira e Dritan Haxhollit që mbeti i vdekur nga përplasja me armë në Kavajë dy ditë më parë.

Irida Koçi thotë se nuk duan hakmarrje për atë që ndodhi, po i kërkon Marsida Qatjas që të tregojë të vërtetën se ajo me Dritanin kishin pasur një lidhje dashurie, të cilët 30-vjeçarja e ka mohuar publikisht.

Ajo shprehet se informacionet për raportin mes kushëririt të saj dhe 30-vjeçares i kishte nga halla e saj, nëna e viktimës, pasi vetë nuk kishte komunikim me Dritanin prej shumë vitesh, ndërsa ka një apel për 30-vjeçaren nga Kavaja.

“Marsida nuk e di kë po mbron apo cfarë po mbron? Dakord Marsida! Ti duhet të tregosh të vërtetën” i bën apel Irida Koçi, ndërsa shton se i ka shkruar edhe në rrjetet sociale Marsida Qatjas që të tregojë të vërtetën që mes tyre ka pasur një histori dashurie.

Shqiptarja.com publikoi ditën e djeshme ekskluzivisht dëshminë e plotë që Marsida Qatja ka dhënë para Oficerit Gjyqësor ku rrëfen gjithçka ndodhi brenda apartamentit të saj të enjten pas mesnate, gjithmonë sipas saj.

30-vjeçarja, tha se Dritan Haxholli, që mbeti i vdekur, e ka ngacmuar vazhdimisht dhe se muajin e fundit i shkonte cdo natë poshtë shtëpisë dhe i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të. Por kushëriria e tij dha një tjetër version të ngjarjes.

Intervista e plotë e Irida Koçit në Report Tv
Cfarë e keni Dritan Haxhollin?
Unë nuk jetoj në Shqipëri, por në Itali, por kam që dje që po ndjek lajmet dhe intervistat e vajzës që nuk e njoh dhe nuk kam asgjë kundër saj, por vura re është shumë kontradiktore.

Ju si e mësuat ngjarjen?
Më lajmëroi mamaja që jeton në Itali dhe u informova më pas përmes medias

Me kushëririn tuaj kishit kontakte?
Jo nuk kam pasur kontakte drejtpërdrejt me Dritanin prej shumë vitesh, por merrja informacione nga motra e tij dhe halla.

Po keni pasur informacione për lidhjen e tyre?
Nga informacionet që kam pasur, Marsida ishte ish-e dashura e tij.

Pra e kanë pasur një lidhje?
Po një lidhje sentimentale dhe e di informacionin nga mamja e Dritanit, që Marsida shkonte shpesh herë te shtëpia e Dritanit. Pra nuk është ashtu sikur e ka deklaruar ajo. Unë i shkrova edhe në Facebook, dhe më është përgjigjur që e kisha thjeshtë shok dhe kaq.

Prej sa kohësh ishte të lidhur dhe a vijonin të ishin bashkë?
Jo! Kohët e fundit, nuk dua të gaboj, por di që kanë pasur një histori bashkë

Me kë jetonte Dritani?
Ai jetonte me nënën e vet. Por nga ajo që unë di, ai shkonte gati cdo natë te shtëpia e këtij personi, Marsidës, kjo është e sigurt 1 milion përqind, kishin një raport sentimental bashkë dhe gjëra të tjera që nuk mund ti them në këtë momente.

Marsida përmendi një ngjarje në Greqi apo një vajzë që ka pasur probleme në Kavajë Dritani?
Jo nuk e di. Di që ka qenë dënuar në Greqi por pse nuk e di

Familjarët e Dirtanit si po e përjetojnë këtë ngjarje?
Është një ngjarje që prek këdo (qan) nuk është e drejtë të humbësh jetën në moshën 40-vjeçare, pavarësisht…

E kuptoj gjendjen tuaj emocionale, por po në lidhje me efektivin e burgjeve, ata njiheshin me Bledarin?
Jo nuk kam asnjë lloj informacioni, pasi kam vetëm informata nga familja dhe nuk kisha raport të drejtpërdrejt me Dritanin.

Cfarë mund të ketë ndodhur atë natë?
Këtë nuk e di dhe nuk mund ta imagjinoj, por mendoj se do të kenë qenë të gjithë në një status…Marsida ishte shumë kontradiktore. Marsida nëse je duke më dëgjuar trego të vërtetën, nuk duam të hakmerremi, por duam të vërtetën që të dalë. Po ta kërkoj si nënë, ti duhet të shkosh në prokurori dhe të tregosh të vërtetën. Është gjëja më e thjeshtë, pasi personi nuk mund të përgjigjet. Gjithsecili mund të japë informata edhe të rreme, pasi personi nuk jeton më.

Kjo ngjarje në Shqipëri ka marrë vëmendje të madhe, keni një apel për drejtësinë?
Unë i vetmi apel që i bëj është Marsidës, trego të vërtetën si ka rrjedhur ngjarja, e di vetëm ti, ti e di, nuk e di kë po mbron apo cfarë po mbron, dakord Marsida! Duhet të tregosh të vërtetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''TI ME SHOQE, UNË ME SHOKË''/ Pas dasmës, Besnik Krapi tregon si është martesa me Jonidën
Previous article PËRPLASJE E FUQISHME NË AUTOSTRADË/ Kamioni me kripë përfundon i përmbysur anës rrugës (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË TROPOJË/ Humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur… Aktualitet

TRAGJIKE NË TROPOJË/ Humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur…

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore Aktualitet

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re Aktualitet

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT