• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA KOKAINA TEK DËSHMITË KONTRADIKTORE/ Marsida Qatja merret sërish në pyetje nga Prokuroria për KRIMIN
Home
Breaking News

NGA KOKAINA TEK DËSHMITË KONTRADIKTORE/ Marsida Qatja merret sërish në pyetje nga Prokuroria për KRIMIN

11 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Kavajës ka marrë sërish në pyetje 30-vjeçaren Marsida Qatja, që ishte “mollë sherri” e krimit që tronditi dje vendin, ku u vra në banesën e saj 41-vjeçari Dritan Haxholli, ish i dashuri i saj, dhe u plagos polici Bledar Toçi, me të cilin dyshohet se kishte nisur një lidhje të re.

Qatja është marrë në pyetje për tri çështje. Së pari, Marsida Qatja ka dhënë dëshmi kontradiktore, pasi në Prokurori ka pohuar se ka pasur lidhje intime me viktimën Dritan Haxholli, ndërsa për media nuk e pranoi një gjë të tillë.

Pra, ajo do të pyetet sërish nga Akuza lidhur me njohjen, që kishte me personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë, pasi përveç viktimës, 30-vjeçarja dyshohet se ka gënjyer edhe për raportin që ka me policin. Ndonëse ajo thotë se e ka shok, në telefonat e sekuestruar nga policia janë zbuluar mesazhe, që bien ndesh me deklarimet e saj, pra tregojnë të kundërtën.

Gjithashtu, Qatja është marrë në pyetje edhe për dëshminë e saj mbi ngjarjen që ka ndodhur në banesë, pasi deri më tani mësohet se ka dhënë versione të ndryshme mbi atë se çfarë ndodhi në të vërtetë brenda banesës.

Ndërsa, një tjetër çështje për të cilën ajo po pyetet sërish, është edhe fakti se dyshohet që në darkën që ajo kishte shtruar në banesë me policin Toçi dhe dy shokë të tjerë të jetë konsumuar kokainë.

Nga kontrollet e policisë në banesë janë gjetur disa mbetje, që hedhin dyshime të forta, që aty të jetë konsumuar kokainë. Është pikërisht kjo një tjetër çështje e fortë, për të cilën Marsida Qatja do të japë llogari para organit të Akuzës.

Gjithashtu, lidhur me dyshimet që në darkë të jetë përdorur kokainë Prokuroria do të rimarrë në pyetje edhe policin Bledar Toçi, si dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në banesën e Qatjas, të cilët do të pyeten se ku e kanë marrë kokainë dhe ku e shpërndanin atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''DOLLARË'' NË FYTYRË/ Ky është fiksimi i momentit i vajzave të famshme shqiptare (FOTO)
Previous article DËSHTAKU I INTER SHKËLQEN JASHTË FUSHAVE/ Gabigol i rikthehet lidhjes me motrën e Neymar (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT