Për Peter Handke, shkrimtarin austriak që mori çmimin Nobel për letërsinë, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, Basha thotë se është tronditëse dhe revoltuese të shohësh që dikush që mbronte dhe justifikonte autorin e tmerreve më të mëdha në Evropë pas Holokaustit, të marrë çmimin Nobel.
Shkrimtari austriak të cilit iu akordua çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2019, Peter Handke, njihet si një simpatizant i Sllobodan Millosheviçit, i dënuar për krime lufte, një emër që ka sjellë kaq shumë vdekje dhe hidhërim në Rajonin e Ballkanit dhe për shqiptarët e Kosovës.
Akademia Suedeze e vlerësoi Handke për “zgjuarsi gjuhësore në eksplorimin e përvojave njerëzore.
Për marrjen e çmimit Nobel nga Handke kanë reaguar edhe kryeministri Edi Rama si dhe ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj si dhe shumë shkrimtarë, duke e cilësuar si një gabim të madh vlerësimin e tij me këtë çmim.


