• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRYEMINISTRI GREK I BËN THIRRJE NATO- S/  Më shumë patrulla në Detin Egje, migrantët nga…
Home
Rajon

KRYEMINISTRI GREK I BËN THIRRJE NATO- S/ Më shumë patrulla në Detin Egje, migrantët nga…

11 October, 2019 k.autor Rajon

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i bëri thirrje NATO-s, që të shtojë numrin e patrullimeve detare në Egje, pasi Turqia ka kërcënuar se do të lejojë një fluks të ri të migrantëve që të shkojnë në Greqi.

“Unë i kam kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, që anëtarët e Aleancës, të forcojnë praninë e tyre me më shumë anije në Detin Egje. Ne po kërkojmë që misioni të shtrihet në jug, në mënyrë që ata të mund të mbulojnë plotësisht kufijtë detarë”, theksoi Mitsotakis pas një bisede me Stoltenbergun.

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, tha më 10 tetor se Ankaraja do të dërgonte 3.6 milion refugjatë sirianë nga Turqia në Evropë, nëse shtetet evropiane e konsiderojnë operacionin ushtarak turk në Siri si okupim.

Zyrtarisht ka rreth 70.000 migrantë dhe refugjatë në Greqi. Numri i tyre po shtohet çdo ditë, gjë që bën presion shtesë në kampet e mbipopulluara në ishujt grek.

NATO-ja aktualisht ka gjashtë anije patrullimi në Detin Egje që monitorojnë lëvizjet e anijeve migruese në hyrje dhe, përveç Agjencisë Kufitare Evropiane (Frontex), i informojnë edhe Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë.

Stoltenberg kujtoi se ai tashmë u ka bërë thirrje vendeve aleate të NATO-s, që të sigurojnë anije shtesë, por që angazhimet shtesë kërkojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve të NATO-s.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDOSET "VULA" PËR 30 QERSHORIN/ Raporti FINAL i Venecias, “Ilir Meta shkeli Kushtetutën”!
Previous article ÇMIMI NOBEL PËR ADHURUESIN E MILLOSHEVIÇIT/ Basha: Tronditëse dhe revoltuese! Ditë e trishtë për vlerat tona

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT