DBS Group është një prej shumë kompanive italiane që ka vendosur të rrisë kapitalin e investimit në tregun e prodhimit të veshjeve dhe artikujve sportivë në vendin tonë.
Investimi që kjo kompani po kryen në vendin tonë llogaritet 2.5 milionë euro ndërsa riinvestimi vetëm për vitin 2019 llogaritet 450 mijë euro.
Sot kjo kompani numëron 520 punonjës, të cilëve do t’i shtohen deri në fund të këtij viti edhe 70 kolegë të rinj.
Shërbimi “Aftercare” i AIDA do të vazhdojë të mbështesë me asistencë çdo investitor të huaj në çdo hap të rritjes së tij.
Administratori i kësaj kompanie Gabriele Canton vlerësoi klimën e të bërit biznes në Shqipëri si dhe shërbimin e ofruar nga administrate shqiptare si vendimtare për nisjen dhe ecurinë e këtij biznesi.
“Ne zhvilluam një studim tregu në 2013-n për të parë mundësinë ndërtimit të një fabrike në Shqipëri. Ne urojmë që të vazhdojë bashkëpunimi me Agjencinë e Investimeve të Huaja përmes shërbimit aftercare, pasi bashkëpunimi me këtë agjenci sipas Canton ka qenë mjaft i dobishëm”, tha ai.
Canton vlerësoi si faktor lehtësues edhe moshën e ulët e punonjësve në Shqipëri si dhe bashkëpunimin me rrethet universitare pasi kemi një numër të lartë punonjësish që vijnë nga bankat e shkollës.


