Mediat italiane raportojnë se droga vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda.
Mësohet se një valë arrestimesh janë bërë në Brescia, Bergamo, Monza si dhe në Reggio Emilia. Nga hetimet paraprake thuhet se lënda narkotike kapte vlerën e 6 milionë eurove nëse do të dilte në treg.
Aktualisht nuk dihen ende detaje nga operacioni në fjalë, ndërsa pritet reagimi zyrtar i policise italiane.


