Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë 10-vjeç.
Sipas policisë aksidenti ndodhi në unazën Perëndimore të qytetit, tek ish Zukthkashta, ku 10-vjeçari me inicialet E.H., u përplas nga një makinë.
10-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 09.10.2019, rreth orës 17:45, në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta, Shkodër, mjeti me targa AA133SH, drejtues shtetasi E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. vjeç 10, banues lagjen Salo Halili, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë , veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.