Një gjykatë në Greqi ka lënë të lirë 19-vjeçaren shqiptare që mbyti foshnjen e saj të porsalindur dhe e hodhi trupin në mbeturina.
Gjykata e Athinës dha këtë të hënë dënimin me 5 vite burg për 19-vjeçaren shqiptare, duke e shpallur fajtore për krimin, por vendosi ta lirojë atë me kusht duke marrë parasysh rrethanat, si moshën e saj të re.
Gjithashtu edhe nëna shqiptare e 19-vjeçares u dënua me 12 muaj burg për pjesën e saj në vrasjen e foshnjes por u lirua gjithashtu me kusht.
Vajza shqiptare lindi foshnjen në tualetin e shtëpisë dhe e mbyti me kordonin e kërthizës, më pas ia dha nënës së saj për ta hedhur në kosh. Ato kanë deklaruar para autoriteteve se ky ishte një fëmijë i padëshiruar, ndaj dhe i kanë marrë jetën.


