Avokati Loren Liço hedh poshtë lajmin që është djegur automjeti i tij, sikundër u raportua nga mediat.
Nëpërmjet një deklaratë në faqen e studios së tij ligjore ‘’Liço&Associates’’, avokati shprehet se automjeti i tij nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe se objektiv i zjarrvënies së qëllimshme ka qenë një makinë parkuar pranë automjetit të tij ‘’Volkswagen 6’’.
Njëkohësisht, ai ka publikuar dhe fotot e automjetit të tij.
Deklarata e avokatit Loren Liço:
I shqetesuar nga lajmet e shtremberuara qe shoh ne mediat tona, i falenderoj te gjithe dashamiret per interesimin e tyre dhe njekohesisht i kerkoj ndjese per kete shqetesim.
Automjeti qe shihni ne fotografi eshte automjeti qe media pretendon se eshte djegur duke nxjerre fotografi me flake etj.
Fatkeqesisht, ky automjet ka qene ngjitur me nje mjet qe i kane vendosur flaken me benxine, video te cilat i ka policia e shtetit.
Fatmiresisht sic e shihni, automjeti nuk ka pesuar asnje dem te dukshem apo te padukshem.
I ftoj mediat te pergenjeshtrojne kete lajm, dhe te vijne te shohin automjetin vete nga afer apo te me kontaktojne.
Respekte.






