• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Një “doracak” për të lexuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë!
Home
Politikë

Një “doracak” për të lexuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë!

7 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Alfred Peza

Fitorja e Albin Kurtit të Levizjes Vetëvendsoja (VV) në zgjedhjet e së dielës dhe ftesa e tij drejtuar Vjosa Osmanit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për krijimin sëbashku të koalicionit qeveritar, kanë hapur një epokë të re politike për Kosovën.
Rezultati tregoi qartazi se qytetarët e Kosovës kërkuan që të udhëhiqen pas 20 vjetësh nga përfundimi i luftës, nga një klasë e re liderësh politikë të paprovuar deri më sot, në skenën e madhe politike të Prishtinës.
Qytetarët e Kosovës ndëshkuan me votë tri kandidatët e tjerë për Kryeministra; Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj i kolaicionit (AAK-PSP) dhe Fatmir Limajn (Nisma-AKR-PD), që njihen si ish komandatët e luftës. Çlirimtarët e djeshëm duket se janë parë sot nga qytetarët, si penguesit e ëndrrave të tyre të së nesërmes.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, rishikimi i taksës 100% mbi produktet serbe, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ulja e papunësisë dhe perspektiva europiane e Kosovës, ishin temat që mbizotëruan fushatën parazgjedhore. Ato pritet të shndërrohen edhe në piketat kryesore të programit të qeverisë së re.
Avantazhi i Albin Kurtit është se ai përfaqëson një lider politik që ia doli të niste nga hiçi, një lëvizje antiestablishment që sfidoi sistemin politik të vendit, të dominuar nga ata që hynë në Prishtinë si çlirimtarë e që më pas, nisën të shihen si zaptuesit jo vetëm të hapësirës dhe prespektivës demokratike të vendit.
Albin Kurtit i duhet që të përfaqësojë me kostumin e ri të fitimtarit Kosovën zyrtare, ndërkohë që mbi xhaketë ka mbajtur çdo ditë, flamurin kuqezi. Ironia është se në çdo zyrë të qeverisë dhe shtetit njerëzit e tij do të duhet që ta mbajnë flamurin bluverdhë, ndërkohë që në selinë e partisë së tyre, nuk gjen dot qoftë edhe një simbol të vetëm të shtetit të Kosovës.
Liderit të Vetëvendosjes i duhet që të ulet për bisedime, përballë atyre që e mbajtën në birucat e burgjeve serbe edhe pas mbarimit të luftës, në mënyrë që të ndahen njëherë e përgjithmonë nga e kaluara e një historie më shumë se të dhimbshme. E nga ana tjetër, fituesit të ri të zgjedhjeve, i duhet të sqarojë nëse do ti përmbahet edhe pas kësaj, programit të partisë së tij për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
Nga ana tjetër, edhe Vjosa Osmani ia ka dalë që të rikthejë fuqishëm në skenën e madhe të Prishtinës, partinë më të vjetër politike të Kosovës aktuale, duke dhënë mesazhin se projekti i Ibrahim Rugovës në realitetet e reja, nuk mund të çohej dot më përpara nga njerëz me mentalitetet e së shkuarës.
Triumfi i Vetëvendosjes dhe ringjallja fantastike e LDK-së, ka vendosur në fokusin e prozhektorëve Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Kjo i ka trazuar keqas ujërat e politikës së madhe, e cila ishte dominuar në dy dekadat e fundit, nga ata që i zëvendësuan shpejt uniformat e UÇK-së së luftës, me kostumet e “pëllumbave” politik të paqes.
Pas kësaj të diele zgjedhore, Kosova nuk do të jetë më si më parë. Modeli i Albinit dhe Vjosës me siguri që do të dekurajojë modelet e vjetra të ndëshkuara me votë, duke inkurajuar shumë të rinj të tjerë, që të guxojnë për të sjellë modele e një lidershipi ndryshe në jetën politike shqiptare.
Në mesazhin e parë drejtuar qytetarëve të Kosovës, sot Albin Kurti shkruan se “tash ne duhet të punojmë. Ama sërisht bashkë me qytetarët. Kurrë anash apo prapa qytetarëve. Bashkë, gjithnjë. Punët e vështira që na presin, vetëm sa ma shtojnë vullnetin. Ato nuk kanë llogari me neve, me juve, me mua. Sepse: Erdhi dita!”
Vetëm e ardhmja do të na dëshmojë, nëse kjo ditë erdhi për Kosovën dhe projektin e shqiptarëve në Ballkan, apo vetëm për fitimtarët e zgjedhjeve të radhës!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''MË SHUMË SE E ËMBËL''/ Xhemi Shehu takon vajzën e Arditit dhe ka disa fjalë speciale për të (FOTO)
Previous article “JUVE ËSHTË NË NJË TJETËR KATEGORI"/ Conte pranon superioritetin e “Zonjës”, flet dhe Sarri (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT