• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Reagon zyrtarisht qeveria shqiptare: Si është e vërteta e mbytjes me litar të Florencit në Francë!
Home
Sociale

Reagon zyrtarisht qeveria shqiptare: Si është e vërteta e mbytjes me litar të Florencit në Francë!

22 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Florenc Beqiraj, 23 vjeçari nga Shkodra, i cili prej tri vitesh jetonte si azilkërkues në Francë, po lufton ende me vdekjen.
Florenci, i arrestuar nga autoritetet vendase në Marsejë në mungesë të dokumentacionit për leje qëndrim, tashmë ndodhet në spitalin Nord të këtij qyteti në gjendje kome, ndërsa ende nuk është konkluduar në një raport përfundimtar se çfarë i ndodhi të riut në burg që e çoi atë drejt kësaj gjendje.

Familjarët dyshojnë se djalin e vetëm të tyre kanë tentuar ta mbysin me litar, ndërsa autoritetet përgjegjëse ende i qëndrojnë versionit se i riu ka tentuar të vetëvritet duke u varur në litar.

“Gazeta Express” ditën e djeshme realizoi një intervistë ekskluzive me motrën e Florencit, Florencën, e cila aktualisht jeton në Mal të Zi për të mësuar më tepër rreth informacioneve që ata kanë marrë në rrugë zyrtare, por dhe miq të vëllait të saj.

Gjithashtu stafi i “Gazeta Express”, i cili po o ndjek me vëmendje rastin e të riut shkodran u interesua edhe pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë për të marrë informacion rreth angazhimit dhe punës së ambasadës tonë në Francë.

Edhe pse pista e parë e hetimit sipas ministrisë referuar edhe informacioneve që ka arritur të marrë në rrugë zyrtare shërbimi konsullor nga autoritete franceze, është ajo e tentativës për vetëvrasje, ende nuk ka një raport përfundimtar rreth kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur mbarë opinion publik.

“Shtetasi shqiptar Florenc Beqiraj, lindur më 27.09.1994, ndodhet që prej datës 15 dhjetor 2017 në spitalin Nord të Marsejës, pavijoni i reanimacionit Léon, në gjendje kome për shkak të mosfunksionimit të pjesës më të madhe të trurit, pothuajse pa asnjë shpresë për të jetuar. Pacienti mbahet në jetë nëpërmjet makinerive të asistencës vitale. Nga informacionet e deritanishme Shërbimi konsullor pranë Ambasadës tonë në Francë, është informuar nga burime të autoriteteve policore, se kjo situatë ka ardhur si pasojë e një tentative për vetëvrasje (me varje), që shtetasi në fjalë ka kryer gjatë qëndrimit të tij në qendrën e grumbullimit të personave pa dokumente, në Marsejë. Sidoqoftë, për momentin nuk ka një version zyrtar të ngjarjes, të konfirmuar nga organet hetimore e gjyqësore, duke qenë se hetimet ende nuk kanë përfunduar”, thuhet në reagimin zyrtar.

Ndërkohë që Shërbimi konsullor, që në datën 15 dhjetor 2017, ka qenë në mënyrë të pandërprerë në kontakt me spitalin, familjarët dhe me autoritetet që po merren me hetimet.

Ditën e djeshme pranë 23 vjeçarit ka shkuar edhe i ati, Gëzimi, i cili insiston gjithashtu se i biri është gjallë dhe se mjekët nuk duhet t’ia heqin tubat e oksigjenit. Për këtë ata kërkonin edhe reagimin e shtetit shqiptar, për të bërë të mundur që i riu të mbahet ende me tuba me shpresën se shumë shpejt do të rikthehet në jetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasi gjuajti Ramën, Kryemadhi tregon markën e çizmeve dhe ku e ka qepur fustanin
Previous article Të besuarit e Llallës në shënjestrën e Arta Markut/ Axhenda për riorganizimin e organit të akuzës

Redaktor2

Postime të ngjashme

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT