• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I ZUNË PRITË NË RRUGË/ Kush është shenjestra e atentatit, dëshmia pas ngjarjes: U futa te oborri i fqinjit, autorët…
Home
Breaking News

I ZUNË PRITË NË RRUGË/ Kush është shenjestra e atentatit, dëshmia pas ngjarjes: U futa te oborri i fqinjit, autorët…

6 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbulohet emri i shenjestres se atentatit në Mamurras, ku 27-vjecari u qëllua me breshëri ndërsa po ecte me makinë, e Policia e mbajti fillimisht të fshehtë ngjarjen.

Shënjestra e atentatit, Kreshnik Pistja
Shënjestra e atentatit, Kreshnik Pistja

Atentati ka ndodhur në Mamurras, mbrëmjen e 3 tetorit ku është qëlluar me armë ndaj një automjeti në lëvizje.

Fillimisht, ngjarja nuk është bërë e ditur nga Policia, por më pas, me anë të një njoftimi thuhet se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, mbrëmjen e së enjtes. Shënjestër e atentatit ka qenë Kreshnik Pistja, 27 vjeç, banues në Mamurras.

I riu ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në autostradën e Mamurrasit, duke shkuar për në banesë, pranë stacionit të Trenit, në momentin kur është qëlluar me breshëri. Plumbat kanë mbërritur deri në sediljen e parë të pasagjerit, ndërsa Pistja nuk ka pësuar lëndime. Sipas burimeve, autorët i kishin zënë prite në rrugicën pranë shtëpisë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet. Sipas burimeve, në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, ndërsa 27-vjeçari, i cili ishte në shënjestër të sulmit, ka deklaruar se nuk kishte konflikte.

Por, Policia po heton mbi të kaluarën e tij për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes, si dhe për të rënë në gjurmët e autorëve. Automjeti aktualisht ndodhet në komisariatin e Policisë në Laç. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që çështja i kaluar Prokurorisë së Kurbinit.

“Më datë 04.10.2019, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit K.P. 27 vjeç, banues në Kurbin dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale”, bëhet e ditur nga Policia.

Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe se nuk e di se cilët mund të jenë autorët e atentatit. “Për t’i shpëtuar plumbave u futua në oborrin e shtëpisë së fqinjit. Autorët ishin me makinë, u larguan me shpejtësi, nuk dallova asnjërin”, është shprehur 27- vjeçari.

Kreshnik Pistja ka jetuar për disa kohë në Itali dhe po hetohet nëse është përfshirë në ndonjë aktivitet të paligjshëm, që më pas mund të ketë çuar në kryerjen e atentatit ndaj tij. Gjithsesi, kjo mbetet në kuadër të dyshimeve, pasi do të jenë veprimet e mëtejshme të Policisë dhe Prokurorisë ato çka do të sqarojnë rrethanat e atentatit ndaj 27-vjeçarit nga Mamurrasi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARAZIMI I TRETË RADHAZI/ Kurbinasit dhe Bylis ndajnë pikët
Previous article NDODH NË VLORË/ Tentoi të mbushte karburant me euro false, 41 vjeçari e pëson kur...

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT