• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“XHELAL MZIU IKU NGA PENXHERJA”/ Banorët e Laknasit protestë kundër ndërtimit të thertores: Po na shkatërrojnë pyllin (VIDEO)
Home
Breaking News

“XHELAL MZIU IKU NGA PENXHERJA”/ Banorët e Laknasit protestë kundër ndërtimit të thertores: Po na shkatërrojnë pyllin (VIDEO)

5 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Një firmë private e cila pretendon se ka marrë lejen e ndërtimit nga ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, prej disa kohësh kërkon që të presë pyllin e mbjellur nga banorët në zonën e quajtur “Plepat e Brukës”, në Laknas të bashkisë së Kamzës.

Firma private shoqërohet për të prerë pyjet me polici private dhe me policinë e shtetit, pasi leja është marrë në bashki dhe parashikohet që të ndërtohet një thertore e madhe. Por kjo firmë ka hasur në kundërshtimin e banorëve të cilët ditën e sotme kanë dalë në rrugë dhe me hunj e kallama në duar të shoqëruar nga fëmijët e tyre bëjnë thirrje se askush nuk do të lejohet të shkatërrojnë pyllin që ata e kanë mbjellur vetë. Në disa momente ka patur edhe tensione mes policisë dhe banorëve.

Banorët shprehen se toka është dhënë nga Xhelal Mziu tre ditë para se të bëheshin zgjedhjet e 30 qershorit, ku bashkinë e Kamzës e fitoi Rakip Suli i Partisë Socialiste. Banorët shprehen se këtë tokë e kanë zënë tre persona që duan të ndërtojnë stallë e thertore derrash, ku një prej tyre është Bledar Daci.

Nga ana tjetër banorët shprehen se i kanë shkuar disa herë në zyrë Xhelal Mziut për këtë problem por për sa kohë që ishte ende në krye të bashkisë së Kamzës nuk i ka pritur. Po kështu banorët deklarojnë se kanë marrë edhe një premtim nga kryetari i ri, Rakip Suli i cili u ka thënë se kjo çështje do të zgjidhet.

“U bën që tre vjet. I shikoj njerëzit ktu çdo ditë. Dhe marr vesh se duan të bëjnë këtë. I bëj thirrje Xhelal Mziut të jetë e para e fundit herë, tmos e mbledhi popullin kështu, jemi hallexhi. Ktë tokë e kemi mbyllur vete. Ne rrit këlysh e Xhelale merr qen. Na ka hy ujrat e zeza në shpi. I kam hap vetë. Në bashki na kanë thënë bëni shpinë  ere. Ta harrojë Xhelal Mziu jemi të gjithë për nji e nji për të gjithë. Të heqi dorë të mos vijë më ktu. Të japi urdhër. Do të ndërtohet stalla derrash. Thertor, lejen e ka dhënë ish kryetari Xhelal Mziu. tre ditë para se me ik me 27 qershor. Ka vu edhe tabelën. Kush është burrë të vijë të thotë unë e kam zënë tokën tuaj. tre veta na kanë zënë tokën . Njëri e ka Bledar Daci.” u shpreh një banore.

“Jemi mbi 250 banorë dhe ktë vend e kemi mbjellë vetë, është oksigjeni jonë. Ka mbi 100 vite. Kjo nuk është zallishte që e ka marrë nga bashkia e Kamzës e Xhelal Mziu. Nuk ka të drejtë të presi pyllin e të ndërtojë stall derrash. Kemi taku Rakip Sulin. dhe na ka thënë se për një muaj nuk do të vijnë më. Po kto kan ardh prap. Ne dinin vete të ndërtonim… Ne dum prej kryeministrit që kjo të anulohet dhe të bëhet verifikimi. Ne kët vend nuk e lëshojmë vetëm me gjak. Ky ëhstë lumi i vdekjes për ne. Kemi patur kërcënime nga pronari.” ka thënë një banore tjetër.

“Deri në ditën e fundit, do ta mbrojmë me gjakun tonë. E kemi mbjellë vetë prej lumit. Kurse kta duan të sjellin tre salla derri. Xhelali ta bëjë matan lumit Xhelal mziu ka dal prej penxhereje. Tre ditë para se me ik.  Është dhënë pa dijeninë e banorëve. Policia ka dy muj që po bëjnë këtë punë. Ka patur tre arrestime, sa herë kanë ardh i kanë mbajt nga 10 ore brenda.” ka shtuar më pas një banorë tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RINDËRTIMET E SHTËPIVE NGA TËRMETI/ Veliaj: Para Vitit të Ri do jenë dhjetëra shtëpi të reja
Previous article "ISHTE SHUMË TRIM DHE..."/ Demokrati 74-vjeçar që pret të diplomohet rrëfen bisedën me Azem Hajdarin: Më tha Berisha do të më "heqë qafe" (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT