Një 27 vjecar i ka shpëtuar për mrekulli një atentati në qytetin e Lezhës.
Ai është banues në Kurbin dhe sipas policisë, i riu me inicialet K.P, nuk ka pësuar lëndime përvec dëmeve materiale që ka pësuar makina. Autorët nuk dihen teksa policia ka nisur hetimet.
Informacion nga policia e Lezhës
Më datë 04.10.2019, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit K.P. 27 vjeç, banues në Kurbin dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.


