• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHKIMI EUROPIAN NDIHMA PËR TËRMETIN/ Xhaçka: Godinat e shembura do të rindërtohen
Home
Politikë

BASHKIMI EUROPIAN NDIHMA PËR TËRMETIN/ Xhaçka: Godinat e shembura do të rindërtohen

5 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

14 vende anëtare të Bashkimit Evropian si dhe 2 vende të tjera joanëtare u solidarizuan menjëherë për t’i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare të prekura nga lëkundjet e tërmetit të datës 21 shtator 2019.

Ndihmat e ardhura iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit në një ceremoni ku morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian Luigi Sorecca, ambasadorë të vendeve kontribuese dhe drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Rezervave të Shtetit.

Ministrja Xhaçka falënderoi vendet kontribuuese për ndihmën në këtë moment të vështirë dhe siguroi qytetarët e prekur për rindërtimin e banesave të tyre.

“Të gjitha godinat e shembura do të rindërtohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për emergjencat civile, por edhe nga fondi i solidaritetit që tashmë është ngritur. Ndërsa rindërtimi është sfida afatshkurtër, për t’ua lehtësuar sa më shumë situatën këtyre familjeve, sfida më e madhe që kemi përpara si shtet, si qeveri, është marrja e të gjithë masave për të qenë të përgatitur për situatat e ngjarjet që mund të vijnë si pasojë e fatkeqësive natyrore apo emergjencave civile. Anëtarësimi në Qendrën Evropiane për Koordinimin e Përgjigjes ndaj Emergjencave do të jetë vula e suksesit të kësaj pune që ne e kemi marrë shumë seriozisht, jo sepse është thjesht reforma e radhës, por sepse ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek siguria, tek jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë.”- u shpreh ministrja Xhaçka.

Ambasadori i Italisë në vendin tonë Alberto Cutillo dhe ai i Sllovenisë,  Peter Japelj vlerësuan reagimin e autoriteteve shqiptare dhe veçanërisht Ministrinë e Mbrojtjes pas lëkundjeve të tërmetit.Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Sorecca nënvizoi gatishmërinë e vendeve, të cilët sipas tij, nisën lëvizjen vetëm 2 ditë pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE.

“Ne jemi krenarë për efikasitetin e mekanizmit tonë të BE për Mbrojtjen Civile. U deshën vetëm disa ditë pas aktivizimit të saj për të ngritur një ekip prej 8 ekspertësh dhe për ta dërguar atë në Shqipëri. Solidariteti është në zemër të Bashkimit Evropian. Qendra e Koordinimit për Reagimin e Emergjencave i përgjigjet kërkesës së qytetarëve tanë për një solidaritet të tillë përmes veprimeve konkrete, me efikasitet maksimal dhe burokraci minimale. Dhe jo vetëm brenda BE-së, pasi solidariteti nuk njeh kufi”, nënvizoi mes të tjerash ambasadori Soreca.

Ndihmat e ardhura nga vendet anëtare të BE si Austria, Bullgaria, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Hollanda, Hungaria, Italia, Kroacia, Letonia, Mbretëria e Bashkuar, Sllovakia, Sllovenia si dhe vendet joanëtare Mali i Zi dhe Norvegjia, përbëhen kryesisht nga pajisje e mjete për strehim të shpejtë dhe të përkohshëm, si dhe ekspertizë përmes specialistëve europianë të Emergjencave Civile.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E LAGUR NGA SHIU/ Françeska Jaçe huton kalimtarët me pamjen (FOTO)
Previous article INTERI TË KETË KUJDES! Bonuçi e jep alarmin: Do të shihni një JUVENTUS të MADH!

k.autor

Postime të ngjashme

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut Aktualitet

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT