• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ME BIZNESIN E MADH/ Rama: Të krijojmë fondin e Shqipërisë solidare për hallet e popullit
Home
Politikë

ME BIZNESIN E MADH/ Rama: Të krijojmë fondin e Shqipërisë solidare për hallet e popullit

3 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama kërkon nga biznesi i madh krijimin e një fondi solidar për të ndihmuar familjet në nevojë për probleme të ndryshme, por edhe rastet e fatkeqësive natyrore. Ai tha se ambicia e qeverisë nuk është krijimi thjeshtë i një rrethi të mbyllur, por lidershipi kombëtar në emër të përgjegjësisë sociale dhe në funksion të Shqipërisë solidare. Ky fond, tha ai më tej, duhet të kthehet në një adresë të hapur për donacione brenda apo jashtë vendit.

“Për shkak të një mjedisi shumë të ngarkuar, jo për fajin tuaj, por të politikës në radhë të parë shumë kush në këtë vend nuk arrin dot të vlerësojë ashtu sikur duhet kontributin e jashtëzakonshëm që biznesi i madh në Shqipëri jep. Arsyeja që dëshiroj të ndaj me ju një ide që mendoj se i ka ardhur koha, që duke u nisur nga shembujt pozitiv që gjenden mes jush dhe duke parë edhe nevojën që ka shoqëria.

Ndjesia ndaj biznesit të madh dhe atyre që bëjnë më shumë dhe fitojnë më shumë rrezikon të kthehet në një egërsi shoqërore. Dëshiroj të ngre para jush idenë e krijimit të një fondi të Shqipërisë solidare për të adresuar bashkë me ju nevoja dhe halle në drejtim të atyre që janë në nevojë dhe në hall. Ideja bazë e këtij fondi nuk është një taksë plus që shkon në buxhetin e shtetit, por një mekanizëm i strukturuar bashkëpunimi mes qeverisë dhe biznesit të madh, apo më saktë mes qeverisë dhe sipërmarrësve të mëdhenj. Qeverisë dhe jush si individë. Të biem dakord, që secilit ti bjerë një barrë e barabartë. Mekanizimi do të kontrollohet nga ju dhe jo qeveria.

Qeveria do të sjellë pranë jush nevojat dhe bashkë me ju si pjesëtare e një bordi duke diskutuar si do të zgjidhet nga ju dhe do të bëjë të gjithë procesin të përcaktojë se cilat janë për atë sasi të përbashkët kontributi ato halle dhe nevoja të menjëhershme që duhen kthyer në projekt dhe duhen realizuar në jetën e përditshme. Ambicia nuk është të krijojmë thjeshtë një rreth mbyllur, por të krijojmë me biznesin e madh bërthamën e një lidershipi kombëtar në emër të përgjegjësisë sociale dhe në funksion të Shqipërisë solidare. Ky fond të kthehet në një adresë të hapur për donacione brenda apo jashtë vendit. Pa ju nuk ka ushqim këtu, pa ju mbeten vetëm lumenjtë për të pirë ujë, pa ju nuk ka shtëpi të reja, e shumë e shumë gjëra bazike” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Alkmaar-Manchester United, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0
Previous article “S’MË SHIJON SUPA E NGROHUR DISA HERË"/ Erjona Sulejmani injoron keq ish-bashkëshortin Xhemaili (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT