• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TEMAT E DISKUTIMIT/ Drejtori i Policisë Ardi Veliu në Hagë në Konventën e Drejtorëve të Policive Europiane
Home
Sociale

TEMAT E DISKUTIMIT/ Drejtori i Policisë Ardi Veliu në Hagë në Konventën e Drejtorëve të Policive Europiane

3 October, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Drejtori i Policisë Ardi Veliu ishte i pranishëm në Hagë të Holandës, ku mori pjesë në Konventën e Drejtorëve të Policive Europiane.

Në fokus të konventës ishin lufta ndaj krimit të organizuar, ndikimet e tij në shoqëri dhe roli i Europol-it si një platformë e Policimit Europian, evoluimi i krimit dhe bashkimi i forcave në luftën ndaj tij, si dhe domosdoshmëria e forcimit të bashkëpunimit policor europian.

Gjatë konventës, Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu mori pjesë në takimin e Drejtorëve të Policisë në Forumin e Salzburgut, si dhe zhvilloi disa takime bilaterale me delegacionin e Policisë Spanjolle, me delegacionin e Xhandarmërisë Holandeze dhe me delegacionin e Policisë Holandeze.

Njoftimi i policisë:

Hagë, Holandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në Konventën e Drejtoreve të Policive Europiane dhe Forumit të Salzburgut

Në ambientet e Europol-it në Hagë, Holandë u zhvillua Konventa e Drejtorëve të Policive Europiane për vitin 2019, e organizuar nga Europol-i dhe Presidenca Finlandeze e Këshillit të Bashkimit Europian.

Në fokus të konventës ishin lufta ndaj krimit të organizuar, ndikimet e tij në shoqëri dhe roli i Europol-it si një platformë e Policimit Europian, evoluimi i krimit dhe bashkimi i forcave në luftën ndaj tij, si dhe domosdoshmëria e forcimit të bashkëpunimit policor europian.

Gjatë konventës, Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu mori pjesë në takimin e Drejtorëve të Policisë në Forumin e Salzburgut, si dhe zhvilloi disa takime bilaterale me delegacionin e Policisë Spanjolle, me delegacionin e Xhandarmërisë Holandeze dhe me delegacionin e Policisë Holandeze.

Takimi i Drejtoreve të Policisë në Forumin e Salzburgut u kryesua nga Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar për Sigurinë Publike në Austri z. Franz LANG, Kryetari i Sekretariatit të PCC SEE-së Z. Ottavio Bottecchia dhe Miqtë e Forumit të Salzburgut nga Ballkani Perëndimor dhe Moldavia.

Në takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e implementimit të teknologjisë bashkëkohore në fushën e IT dhe investimet në këtë drejtim, me qëllim ndjekjen dhe arrestimin sa më të shpejtë të personave të përfshirë në veprimtari kriminale, të cilët cënojnë sigurinë publike në vendet e përfshira në këtë forum.

Drejtori i Përgjithshëm Veliu zhvilloi një bisedë miqësore me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare Spanjolle Z. Francisco Pardo Piqueras, Shefi i delegacionit. Veliu dhe Piqueras diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, emigracionin e paligjshëm dhe terrorizmin.

Në takimin mes Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu dhe Gjeneralit të Xhandarmërisë Holandeze z. Marinus Hendrickx, u theksua rëndësia e koordinimit të përpjekjeve te përbashkëta në luftën ndaj emigrimit të paligjshëm. Në këtë kuadër, u ra dakort për një takim të ekspertëve të dy agjencive, për të koordinuar veprimet e mëtejshme në luftën ndaj emigrimit të paligjshëm. Gjenerali Holandez z. Marinus Hendrickx shprehu falënderimet e tij për punën e përkushtuar të Policisë së Shtetit, për parandalimin e emigrimit të paligjshëm.

Po gjatë Konventës, Drejtor Veliu u takua dhe bisedoi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Holandeze Z. Erik Akkerboom.

Gjatë bisedës, të dy drejtorët vlerësuan marrëdhëniet majft të mira mes dy policive dhe theksuan se është i rëndësishëm forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy policive në luftën ndaj grupeve kriminale që shtrijnë aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe Holandë. Për këtë u ra dakort që të zhvillohet një takim ndërmjet ekspertëve të dy policive për të koordinuar veprimet e mëtejshme në luftën ndaj krimit të organizuar. Z. Erik Akkerboom ka pranuar me kënaqësi ftesën e berë nga Drejtor Veliu për të vizituar Policinë e Shtetit.

Gjithashtu, po në kuadrin e takimeve bilaterale Veliu u takua edhe me znj. Jurgita Peciuriene, Drejtuese e Insitutit për Barazinë Gjinore Europiane EGE. Gjatë takimit u diskutua mbi rolin dhe pjesëmarrjen e grave në Policitë Europiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRENDA SHTËPISË SË XHEMIT/ Moderatorja mbledh VIP-at për darkë
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ I jep fund karrierës legjenda e Juventusit, ja reagimi i tij… (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT